Balla për dekretet e Metës: Ne do t’i rrëzojmë! Mezi presim sugjerimet e vyera të Venecias

Publikuar tek: aktualitet, më 15:54 22-01-2020 Balla për dekretet e Metës: Ne do t’i rrëzojmë! Mezi presim sugjerimet e vyera të Venecias Balla-Meta

Taulant Balla paralajmëron rrëzimin e dekreteve të Presidententit Ilir Meta.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese për shumë aktorë online.

Sipas Ballës, bashkëpunimi i mazhorancës me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e te integritetit njerezor nga shpifja si edhe te vete publikut nga dezinformimi.

Gjithashtu Balla thekson se dekretet e Presidentit do të  rrëzohen dhe do të vijojë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem te legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e te integritetit njerezor nga shpifja si edhe te vete publikut nga dezinformimi.

Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem te legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.

Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e APKiE qe ia kaluan Komisionit te Venecias tekstin dhe mezi presim ta permirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera te Komisionit të Venecias.

Ndërkohë sikurse e kemi thënë, institucionet përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësisht me OSBE per aktet e domosdoshme nënnligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024857997894287
array(1) { ["section"]=> string(95) "balla-per-dekretet-e-metes-ne-do-t-i-rrezojme-mezi-presim-sugjerimet-e-vyera-te-venecias-192840" }