Balla përgënjeshtron shtyrjen e mocionit të kërkuar nga PD: Ja çfarë na tha Basha

Publikuar tek: politike, më 14:08 22-02-2018 Balla përgënjeshtron shtyrjen e mocionit të kërkuar nga PD: Ja çfarë na tha Basha

Kreu i Grupit Parlametar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se kërkesa për shtyrjen e mocionit të kërkuar nga PD për debat me kryeministrin Rama u shty nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

Pas përplasjes në Kuvend, Balla në një pronocim për gazetarët jashtë ambjenteve të Parlamentit u shpreh se PD kishte deklaruar se nuk ishin përgatitur për të zhvilluar debatin e kërkuar sot lidhur me heqjen e ndihmave ekonomike, por e shtynë atë për në datën 15 mars.

“Dua ta sqaroj për të gjithë se për çështjen që ka të bëjë për skemën e re të ndimës ekonomike kryeministri tha se është një projekt nga Banka Botërore. Sot do zhvillonim një mocion të kërkuar nga PD. Por në Konferencën e Kryetarëve na u kërkua të shtyhet për në 15 mars. Nuk e kuptoj sjellen e zotit Basha që e kërkoi vetë një gjë të tillë dhe më pas krijoi përplasjen në Kuvend. Më vjen shumë keq për këtë përpjekje artificiale të Bashës. Na thanë nuk jemi përgatitur për të zhvilluar këtë debat. Kjo është transparenca e gjithë kësaj që në fund u mbyll me një veprim që nuk i shkon për shtat”, është shprehur Balla.

Kujtojmë se më herët u raportua se mocioni i kërkuar nga PD u  shty për shkak të agjendës së kryeministrit Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010294914245605
array(1) { ["section"]=> string(87) "balla-pergenjeshtron-shtyrjen-e-mocionit-te-kerkuar-nga-pd-ja-cfare-na-tha-basha-111103" }