Balla: Protestat në Europë janë paqësore, ndërsa te ne dëmtojnë imazhin

Publikuar tek: aktualitet, më 21:43 19-05-2019 Balla: Protestat në Europë janë paqësore, ndërsa te ne dëmtojnë imazhin Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestat e bëra sot në Gjermani në mbështetje të Europës së Bashkuar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla u shpreh se nëse në Gjermani, dhjetëra mijëra veta dalin në rrugët e qyteteve në mbështetje të Europës së Bashkuar, në Shqipëri protestat prishin imazhin e vendit.

Balla thekson se në Shqipëri protestat udhëhiqen nga politikanë të korruptuar që mbledhin në protesta militantë, me qëllim dëmtimin e imazhit të vendit.

Postimi i plotë:

‘Sot në Gjermani me dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugët e qyteteve kryesore duke ngritur zërin e tyre në mbështetje të Europës së Bashkuar.

Protestat në formën e marshimeve paqësore kundër nacionalizmit u mbajtën në shtatë qytete të mëdha të vendit: në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Këln, Lajpcig, Mynih dhe Shtutgart.

‘Një Europë për të gjithë: zëri juaj kundër nacionalizmit’, ishte mesazhi i protestës, me marshimet e mbështetura nga më shumë se 100 organizata të shoqërisë civile dhe parti të ndryshme politike.

Ndërsa në Shqipëri disa politikanë të korruptuar thërrasin dhe mbledhin në protesta militantë, punonjës të bashkive ku partitë e tyre qeverisin, përfshirë persona të paguar, me prirje vandale, me qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë.

Protestat e opozitës në Shqipëri, të cilat në javët e fundit janë shoqëruar me dhunë dhe sulme kundër institucioneve, janë kundër Reformës në Drejtësi, si kusht themelor në rrugën Europiane të vendit tonë, janë kundër institucioneve demokratike të zgjedhura me votë, janë përpjekje të dështuara në prag të vendimit historik të Këshillit Europian për fillimin e bsedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut’ shkruan Taulant Balla.

tao.jpg

balla.jpg

Gjermani.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040022134780884
array(1) { ["section"]=> string(76) "balla-protestat-ne-europe-jane-paqesore-ndersa-te-ne-demtojne-imazhin-164909" }