Balla publikon foton me sallën e boshatisur: Fat i keq, sot do diskutohej për ngritjen e KLP e KLGJ

Publikuar tek: politike, më 12:09 11-01-2018 Balla publikon foton me sallën e boshatisur: Fat i keq, sot do diskutohej për ngritjen e KLP e KLGJ

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar foton me sallën e boshatisur nga Konferenca e Kryetarëve. Kjo, pasi Opozita vendosi të braktisë mbledhjen.

Balla e cilëson opozitën si fatin e keq të Shqipërisë ndërsa shton se sot do të diskutohej për fillimin e procedurave për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Fati i keq për Shqipërinë për këtë opozitë që ka. Bojkotojnë detyrën kushtetuese në ditën kur Konferenca e Kryetarëve diskuton fillimin e procedurave për ngritjen e KLP, KLGJ edhe për 9 ligje të tjera të paketës së reformës në drejtësi.
E vetmja opozitë në botë e bërë bashkë prej frikës nga DREJTËSIA”, shkruan Balla.

Deputeti i PD Edmond Spaho nga ana tjetër kërkoi shkarkimin e Gramoz Ruçit duke i mëshuar akuzës se Arta Marku është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011373996734619
array(1) { ["section"]=> string(104) "balla-publikon-foton-me-sallen-e-boshatisur-fat-i-keq-sot-do-diskutohej-per-ngritjen-e-klp-e-klgj-106167" }