Balla reagon për akuzat: Dua përballje me Bashën, nuk ka për t'ia dalë paq

Publikuar tek: barometri, më 08:13 02-10-2018 Balla reagon për akuzat: Dua përballje me Bashën, nuk ka për t'ia dalë paq

Kreu i grupit parlametar të PS-së Taulant Balla, në një intervistë për TVKlan ka folur për akuzën se ka qenë prezent në momentin që u kërcënua oficeri Emiljano Nuhu.

 

Balla theksoi sërish se ka bërë një kallëzim penal dhe po pret që prokuroria të nisë hetimet lidhur me këtë, ndërsa kërkoi që të ketë një përballje me Lulzim Bashën në prokurori, duke theksuar se këtë herë nuk ka për t'ia dalë paq.

"Dua të këm një përballje me Lulzim Bashën në prokurori lidhur me një akuzë të rëndë ndaj personit tim dhe forcës politike. Unë kam marrë përgjësinë që ndaj Emiljano Nuhut, ndaj Basir Çollakut dhe ndaj Lulzim Bashës, madje kam cituar që të ketë edhe persona të tjerë të ende pa identifikuar prej meje të përfshirë në falsifikimin përmes inskinimit të një dekalrate të filmuar për të cilën nuk kam asnjë lloj shqetësimi sepse as nuk kam qenë, as nuk kam kërcënuar, madje kam kërkuar që të vërtetohet dhe vendodhja. Të vërtetohet vendodhja ime dhe e shumë personave të tjerë të vërtetohet, të vërtetohet vendodhja e zotërisë për të kuptuar që këtu kemi të bëjmë me një rast të turpshëm. Në fund të kësaj historie, të këtij inskenimi të turpshëm kësaj radhe Lulzim Basha nuk do t'ia dalë paq pasi të ndërhysh në prova thotë prokuroria është krim", tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.27131700515747
array(1) { ["section"]=> string(79) "balla-reagon-per-akuzat-dua-perballje-me-bashen-nuk-ka-per-t-ia-dale-paq-136311" }