Balla, Ruçi e Rudina Hajdari takime intensive në Holandë: Shqipëria e meriton nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE

Publikuar tek: politike, më 20:23 21-05-2019 Balla, Ruçi e Rudina Hajdari takime intensive në Holandë: Shqipëria e meriton nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi së bashku me deputeten Rudina Hajdari e Taulant Ballën po zhvillojnë takime intensive në Holandë për të marrë 'dritën jeshile' për hapjen e negociatave.

Numri dy i PS Taulant Balla ka postuar pak më parë disa foto nga takimi në Parlamentin e Holandës, ndërsa shprehet se Shqipëria e meriton nisjen e bisedimeve për hapjen e negociatave me BE.

Më tej, Balla thumbon dhe opozitën duke thënë se partitë politike duhet të respektojnë Kushtetutën dhe se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen pasi janë moment i rëndësishëm në rrugën Europiane të Shqipërisë.

'Bashkë me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe me Kryetaren e Grupit Demokrat Rudina Hajdari po zhvillojmë takime në Parlamentin dhe Qeverinë e Hollandës. Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, pas rekomandimit të pritshëm pozitiv të Komisionit Europian javën e ardhshme. Shqipëria ka institucione demokratike funksionale dhe partitë politike duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Zgjedhjet e 30 Qershorit moment i rëndësishëm në rrugën Europiane të Shqipërisë', shkruan Taulant Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025110960006714
array(1) { ["section"]=> string(125) "balla-ruci-e-rudina-hajdari-takime-intensive-ne-holande-shqiperia-e-meriton-nisjen-e-bisedimeve-per-anetaresimin-ne-be-165184" }