Balla: Shkëlzenin, babain e tij dhe Monikën i shoh shumë të frikësuar...

Publikuar tek: politike, më 21:50 15-02-2018 Balla: Shkëlzenin, babain e tij dhe Monikën i shoh shumë të frikësuar...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se Sali Berisha, djali i tij Shkëlzeni, dhe Monika Kryemadhi janë të frikësuar nga reforma në drejtësi.

Duke komentuar mbi padinë e Shkëlzen Berishës ndaj tij për shpifje, Balla tha se ata janë të trembur nga rihapja e çështjes CEZ, për të cilën ka shkruar edhe gazeta në BE, EUReporter.

“I shoh shumë të frikësuar, qoftë këtë, babain e tij, Monikën... EU reporter ka publikuar një shkrim shumë të rëndësishëm për çështjen CEZ në Shqipëri. Artikulli thotë shumë qartë që arsyet e qëndrimit të opozitës lidhen me hapjen e çështjes CEZ. Nuel Kalaj ka tërhequr 6 milion euro brenda ditës nga një bankë e nivelit të dytë.

Pres që shqiptarët të shohin sesi ata që i kanë vjedhur para të shkojnë para ligjit dhe drejtësisë”, u shpreh Balla në një intervistë për gazetaren Ilva Tare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012860059738159
array(1) { ["section"]=> string(74) "balla-shkelzenin-babain-e-tij-dhe-moniken-i-shoh-shume-te-frikesuar-110385" }