Balla “sqaron” ligjin për mediat: Bllokon portalet në tre raste, ka për qëllim të vendosë standarte

Publikuar tek: politike, më 18:56 15-12-2019 Balla “sqaron” ligjin për mediat: Bllokon portalet në tre raste, ka për qëllim të vendosë standarte Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla komenton ligjin e ri për mediat, të quajtur edhe si paketa “anti-shpifje” dhe thotë se ka për synim të rregullojë dhe vendosë standarte për mediat “online”.

Sipas Ballës janë tre rastet kur aksesi i internetit në një portal bllokohet, dhe ato janë kur publikohet pornografi me fëmijë, vepra me qëllime terroriste dhe kur bëhet shkelje e sigurisë kombëtare.

Reagimi i plotë i Ballës:

Dy fjalë për Ligjin e ri për mediat, edhe për ata që nuk e kanë lexuar, edhe për ata që e kundërshtojnë pa e lexuar, edhe për ata që e kanë lexuar, por që duan ta mbajnë këtë pjesë të medias në të “zezë”.

Ligji i ri për mediat synon rregullime dhe vendosjen e standardeve për mediat “on-line”, një pjesë e madhe e të cilave, duke qenë se ligji ishte tejet i vjetër dhe i papërditësuar me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, zhvillojnë aktivitetin në mënyrë tërësisht informale.

Për të kuptuar më mirë se çfarë sjellin rregullimet e reja ligjore, kam një pyetje për këdo

A i duhet bllokuar aksesi në internet një portali:

1.kur publikon pornografi me fëmijë;

2.kur publikon vepra me qëllime terroriste;

3.kur bën shkelje të sigurisë kombëtare.

Edhe për këto raste ka të garantuar ankimimin në gjykatë, ndaj vendimit të Këshillit të Ankesave.

Në cilin vend europian dhe jo vetëm nuk qenka e detyruar për të rregjistruar emrin e personit që e ka hapur portalin, vendndodhjen e zyrave ku zhvillon aktivitetin ose vendqëndrimin të tij. Po ashtu kush është ai vend europian, që nuk detyron portalet të respektojnë privatësinë dhe dinjitetin e qytetarëve si dhe të mbrojë integritetin e të miturve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021827936172485
array(1) { ["section"]=> string(102) "balla-sqaron-ligjin-per-mediat-bllokon-portalet-ne-tre-raste-ka-per-qellim-te-vendose-standarte-189486" }