Balla takon përfaqësuesit e presidentit Macron: Franca mbështet fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Publikuar tek: politike, më 14:35 15-03-2019 Balla takon përfaqësuesit e presidentit Macron: Franca mbështet fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputetja Blerina Gjylameti zhvilluan sot një takim me dy deputetët francezë, Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, të cilët i përkasin Grupit Parlamentar të La Republique en Marche në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Franceze.

Pas takimit në një prononcim për mediat Balla tha se Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Deputeteti francez, Jacques Maire në fjalën e tij tha se është e rëndësishme që sot të forcojmë lidhjet midis Shqipërisë dhe Francës.

Ndërsa deputetja Liliana Tanguy, në fjaëln e saj  falenderoi Ballën për pritje si dhe nënvizoi rëndësinë e  përmirësimit të bashkëpunimin mes Francës dhe Shqipërisë në planin ekonomik.

Deklarat e plotë për mediat e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe e dy deputetëve francezë, Jacques Maire dhe Liliana Tanguy:

Taulant Balla:

Kishim sot në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion të nderuar të Komisionit për Çështyjetevropiane dhe të Komisionit të Politikës së Jashtëme të Asamblesë Parlamentare franceze.

Dua ta theksoj që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me parlamentin francez. Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe që mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Jam shumë i sigurtë që në qershor Shqipëria do ti hapi negociatat me BE, sukurse jam shumë i sigurtë në vijimin e një bashkëpunimi me parlamentin francez dhe se Shqipëria është një desticancion i rëndësishëm për kompanitë francezë, jo vetëm në sektorin e industrisë.

Ne kemi shumë per të mësuar nga sipërmarrjet franceze përsa i përket turizmit 

Jacques Maire:

Liliane Tangui dhe unë, Zhak Mer, kemi ardhur ne Shqipëri si përfaqësues të Asamblesë kombëtare të Francës, por edhe të shumicës parlamentare të presidentit të Republikës, në kuadër të një vizite miqësore. Siç e dini, ne sot në Evropë jemi në pikën kulmore të fushatës zgjedhore për parlamentin e ri Evropian. Kemi bërë një analizë përmbledhëse të situatës evropiane dhe të njëjtën gjë duam ta bëjmë edhe në Shqipëri. Për perspektiven e saj të zgjerimit, është shumë e rëndësishme të kemi diskutime dhe shkëmbime nga afër. Por përtej këtyre konstatimeve, është e rëndësishme të nënvizojmë se kemi ardhur edhe me mesazhin që përtej çështjeve të zgjerimit dhe përpara se Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota, gjë që do të marrë kohë, është e rëndësishme që sot të forcojmë lidhjet midis Shqipërisë dhe Francës.

Liliana Tanguy:

Dëshiroj të falënderoj z. Balla për pritjen e ngrohtë. Kuptimi i vizitës sonë, sikurse e tha edhe zv/presidenti i Komisionit të jashtëm të Asamblesë kombëtare, ku bëj pjesë edhe unë, është faktikisht të përmirësojmë bashkëpunimin tonë, sidomos në planin ekonomik, në atë të turizmit, të ndërtimeve, transporteve dhe pastrimit të ujërave. Këto janë fusha ku ndërmarrjet franceze kanë kompetencën dhe kanë ekspertizën e duhur. Kjo është arsyeja se përse Franca kërkon të japë edhe ndihmën e saj nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit. Mendoj gjithashtu se marrëdhëniet mund të thellohen edhe në rrafshin universitar, pasi mendojmë se është e nevojshme që Shqipëria të vazhdojë praktikimin e gjuhës frënge. Dje ishim për një vizitë në Aleancën Franceze dhe personalisht mbeta e impresionuar nga cilësia e mësimdhënies atje. Do të dëshironim që gjuha frënge të kalonte në vendin e parë të përdorimit në Shqipëri.

Jacques Maire:

Gjatë këtij qëndrimi në Shqipëri patëm takime me shumicën dhe opozitën, gjë që është më se e kuptueshme. Kemi rastin të kuptojmë pozicionin e secilës prej palëve. Sot, ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar, por mesazhi politik që ne duam të përcjellim është se për të qenë sa më të kthjellët në vendimmarrjen tonë lidhur me çështjen e zgjerimit, kemi nevojë për një konsensus të opinionit publik lidhur me Shqipërinë, por edhe për një qartësim rreth mënyrës se si Shqipëria i administron marrëdhëniet e saj me fqinjët, kemi nevojë të kuptojmë mirë përpjekjen e Shqipërisë në fushën e reformave dhe nga ky këndvështrim, reforma në drejtësi na duket ekzemplare. Së fundi, kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Personalisht i besoj frymës kombëtare të shqiptareve dhe shpreh bindjen se ata do të dinë të gjejnë një zgjidhje mes tyre.

Në këto kushte që është Shqipëria, a është gati Franca të thotë PO në Qershor?

Këtu çështje nuk shtrohet nëse Franca është gati ose jo, por se kur do të jepet përgjigja për ju.

Fakti që Franca është shprehur pozitivisht për hyrjen e Shqipërisë në BE

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16572499275208
array(1) { ["section"]=> string(110) "balla-takon-perfaqesuesit-e-presidentit-macron-franca-mbeshtet-fuqishem-anetaresimin-e-shqiperise-ne-be-156541" }