Balla thirrje Nishanit: Qëndro mbi politikën, mos pengo ligjet që i'u shërbejnë qytetarëve

Publikuar tek: politike, më 14:14 21-05-2015 Balla thirrje Nishanit: Qëndro mbi politikën, mos pengo ligjet që i'u shërbejnë qytetarëve

Shqiptarët çdo të enjte bëhen dëshmitarë të akuzave dhe kundër akuzave, ku PD pretendon se Qeveria bllokon projektet për pushteni lokal, ndërsa maxhoraca në anën tjetër pretendon se ligje të rëndësishme për qytetarët nuk dekretohen ga presidenti.

Në fjalë e tij në Kuvend, deputeti socialist Taulant Balla ka denoncuar bllokimin e dy ligjeve për të cilët pretendon se janë bllokuar nga presidenti, dekretimin e projektligjit ligjit që do i hapte rrugë ndërtimit të rrugës së Arbërit dhe projektligjit për shërbimin e jashtëm. Balla pretendon se Nishani është urdhëruar nga Berisha për bllokimin e këtyre dekreteve dhe i ka bërë thirrje Presidentit të qëndrojë mbi palët.

“Deputeti shumë pranë Presidentit madje mbi Presidentin, gënjeu dhe përmendi rrugën e Arbërit dhe tha se e pengoi qeveria. Duhet t’ju tregojë dibraënve se pse i tha Presidetit të mos e dekretonte ligjin? Pse hakmerret me Dibranët edhe pse ke ikur nga zyrat e shtetit? Pse i the presidentit mos e dekreto,  të zgjasë koha të mos fillojnë punimet? A thua se ne bëjmë të njëjtë punë që bën Saliu. Ne nuk presim shirita, se ato para janë të popullit. I them presidentit të mos bëhet pjesë e fushatave zgjedhore. Qëndro mbi politikën dhe mos pengo ligjet që jënë në shërbim të qyytetarëve”, apeloi Balla.

Ai tha se e njëjat situatë është edhe për shërbimin e jashtëm.

 “Edhe ktu presidenti ka gabuar, me gjithë argumetat që e shoqëron, të cilat nuk qëndrojnë. Lidhjet nepotike kishin mbushur ambasadat tona, a thua se nuk kishte njerëz të aftë  në vendin tonë”, tha Balla.

Balla i është përgjigjur edhe akuzave se qeveria nuk ka mbrojtur gazetarin Agim Blloshmi, i cili pretendon se është sulmuar gjatë kohës  që po punonte në Stavraj, nga “mafia e pyjeve”. Balla tha se rasti është denoncuar dhe prokuroria po heton mbi ngjarjen.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092079639434814
array(1) { ["section"]=> string(94) "balla-thirrje-nishanit-qendro-mbi-politiken-mos-pengo-ligjet-qe-i-u-sherbejne-qytetareve-11657" }