Balla: Tropojani më tha “ne s’dimë të votojmë me laps, jo më me kompjuter”. Bylykbashi i gjen direkt zgjidhje

Publikuar tek: aktualitet, më 22:52 19-01-2017 Balla: Tropojani më tha “ne s’dimë të votojmë me laps, jo më me kompjuter”. Bylykbashi i gjen direkt zgjidhje

Debate të nxehta janë zhvilluar sot në emisionin ‘Opinion’ lidhur me aplikimin ose jo të votimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Një nga argumentat që deputeti socialist Taulant Balla solli kundër votimit elektronik ishte se ka qytetarë që nuk dinë ta përdorin teknologjinë.

“Më shkruan një qytetar nga Tropoja, do ta tregoj mesazhin. ‘O Taulant’ më tha, ‘Ne s’dimë të votojmë me laps e jo më me kompjuter’”, tha Balla.

Por propozimi për zgjidhjen e këtij problemi ka qenë i menjëhershëm nga deputeti Oerd Bylykbashi.

“Tregoji fotografinë e Sali Berishës dhe ta vë direkt gishtin te Sali Berisha”, tha Bylykbashi. /Newsbomb.al

Minuta 4:40:

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo është familja e vërtetë e “Xhihanit të Gylseren”
Aksident i rëndë në Tiranë, makina del nga rruga dhe përlaset keq me mbrojtësen anësore. Shoferi në rrezik për jetën (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0122389793396
array(1) { ["section"]=> string(110) "balla-tropojani-me-tha-ne-s-dime-te-votojme-me-laps-jo-me-me-kompjuter-bylykbashi-i-gjen-direkt-zgjidhje-66076" }