Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka uruar presidentin më të ri të SHBA, Joe Biden, i cili u inagurua sot zyrtarisht si presidenti i 46-të i Amerikës.
Balla ka publikuar në rrjete sociale dhe një foto të tij me Ramën, teksa thotë se Biden ka qenë një mbështetës i madh i kauzës shqiptare dhe zë kryesor për Pavarësinë e Kosovës.
Urimi i Taulant Ballës
Joe Biden është sot zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë gjithë karrierës së tij në Senat dhe si Zëvendës President i SHBA, Biden ka qenë një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimim dhe shtetin e pavarur të Kosovës, si dhe i marrëdhënieve të shkëlqyera me Shqipërinë.
Mirënjohje SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Shqipërisë dhe Kosovës.