Balla zbardh vizitën e Ramës në Gjermani: S'erdhëm këtu për Merkelin, por të ofertojmë Shqipërinë te sipërmarrësit e fuqishëm (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 15:33 19-09-2020 Balla zbardh vizitën e Ramës në Gjermani: S'erdhëm këtu për Merkelin, por të ofertojmë Shqipërinë te sipërmarrësit e fuqishëm (E PLOTË) Taulant Balla

Taulant Balla ndodhet në Gjermani, së bashku me kryeministrin Rama, në një vizitë pune dhe ku do të marrin pjesë në një forum të rëndësishëm të politik-bërjes në Bavari.

I pyetur në lidhje me deklaratat e opozitës, e cila e quajti këtë vizitë të dështuar pasi Rama nuk mund të takonte kancelaren Merkel, kreu i Grupit Parlamentar të PS tha se nuk ishte ky qëllimi i kryeministrit, por të takohej me sipërmarrës të mëdhej të biznesit në Gjermani.

Balla tha se qëllimi i Ramës është të ofertojë vendin tonë  si një destinacion shumë i rëndësishëm për investime dhe garanci, duke marrë parasysh pozicionin gjeopolitik që ka vendi ynë, në hyrje të Ballkanit Perëndimor.

Pyetje: Opozita ka hedhur akuza se vizita ka qenë e dështuar pasi nuk u takuat me Merkel, keni një qendrim në lidhje me këtë?

"Vizita e Ramës në Gjermani është pjesmarrje në një nga forumet më të rëndësishme politike dhe ekonomike. Kanë marrë pjesë drejtues të kompanive shumë të mëdha, kompani botërore. Fati ynë është që kryeministri është drejtuar dje dhe sot gjatë fjalës së tij, vendimarrëse politikë dhe ekonmikë, që janë drejtuesit e këtyre kompanive, duke ofertuar Shqipërinë si një destinacion shumë i rëndësishëm për investime dhe garanci, duke marrë parasysh pozicionin gjeopolitik që ka vendi ynë, në hyrje të Ballkanit Perëndimor. Lidhur me abuzimet e kazanit dhe të frymëzimeve të opozitës lidhur me këtë vizitë, dua të them që qëllimi i kësaj vizite ka qenë pjesmarrja këtu, por në ndalesën në Berlin, jemi të ftuar në një darkë pune, më përfaqësues të Bundestagut, me përfaqësues të rëndësishëm të kompanive me rëndëi në Gjermani. E gjitha ka qenë një takim me miq të Shqipërisë, që janë të shumtë. Dua të konstatoj me shumë krenari, që niveli politik i marrëdhënieve Shqipëri-Gjermani, është në nivelin më të lartë historik. Nuk ka asnjë dështim, është rikonfirmim i marrëdhënieve tona të shkëlqyera me Gjermaninë".  

Pyetje: Nëse opozita refuzon të jetë pjesë e ndryshimeve, cili do të jetë hapi juaj?

"Unë nuk besoj se opozita do të vijojë me skenare të vjetëruar dhe të dështuar, të mosbashkëpunimit dhe mospranimit të dialogut, për disa rregulla të demokracisë, sikurse është dhe çështja e hapjes së listave. Është hap i rëndësishëm dhe jam i lumtur që PD e mbështeti.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017462015151978
array(1) { ["section"]=> string(138) "balla-zbardh-viziten-e-rames-ne-gjermani-s-erdhem-ketu-per-merkelin-por-te-ofertojme-shqiperine-te-sipermarresit-e-fuqishem-e-plote-220936" }