Ballafaqimi Doshi-Frroku, Prokuroria kërkon tabulatet telefonike

Publikuar tek: aktualitet, më 15:20 09-03-2015 Ballafaqimi Doshi-Frroku, Prokuroria kërkon tabulatet telefonike Tom Doshi dhe Mark Frroku

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kërkojë tabulatet telefonike të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku për të konfirmuar nëse ekziston biseda ku Frroku paralajmëron Doshin për atentatin e organizuar ndaj tij.

Gjithashtu, prokurorët do të kërkojnë regjistrimet e kamerave të hotel “Sheraton”, ku Doshi pretendon se është takuar me Frrokun, për t’u njohur më shumë me vrasjen e organizuar ndaj tij.

Sot dy deputetët janë ballafaquar me njëri tjetrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa Mark Frroku nuk ka ndryshuar qendrimin e tij se nuk ka dijeni për këtë ngjarje.

Doshi ka qendruar edhe një orë më shumë në ambientet e Prokurorisë dhe pasi ka dal prej saj nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, për shkak të sigurisë së hetimeve.


Policia ka marrë në mbrojtje Tom Doshin, ndërkohë që Prokuroria ka vazhduar me marrjen e dëshmive. Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u pyet për akuzat e Tom Doshit. Pas dëshmisë së tij, do të përballen në Prokurori edhe njëherë mes tyre deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Doshi dhe Frroku kanë mbërritur në Prokurori.

Ftesa e Prokurorisë së ish-kryeministrit Berisha ka qenë në vëmendje këto ditë, pasi fillimisht edhe pse Prokuroria njoftoi se do ta pyeste, Berisha mohoi që t’i kishte shkuar një ftesë zyrtare. Berisha tha se nuk është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe pse në njoftimin e Prokurorisë, ishte shënuar i shtati për të dëshmuar për çështjen Doshi.

Menjëherë pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Berisha dha dëshminë e tij, deklaroi se atentati ndaj dy deputetëve, Doshi dhe Fufi ishte planifikuar për të shpëtuar Edi Rama nga një kundërshtar dhe Meta për të goditur për motive personale opozitën.

“Nuk paragjykoj absolutisht përpjekjet por nga ana tjetër edhe gurë të ishin prokurorët në një presion të tmerrshëm dhe manipulim duke i patur në bllok, atyre u vështirësohet puna në shkallë ekstreme, ndaj dhe sovrani vjen në 12 mars në një protestë të madhe. Ilir Meta ka vetëm një alternativë, të japë dorëheqjen dhe të hetohet si i akuzuar.”, tha Berisha, duke shtuar  nuk mund ta denonconte ai, sepse çështja ishte në dorë të kryeministrit Rama.

Para Berishës, në Prokurori kanë qenë Tom Doshi, Ilir Meta, Edi Rama, Sajmir Tahiri, Mark Frroku dhe Mhill Fufi.

Në orën 12 të ditës së sotme, Prokuroria planifikoi edhe dëshmitë e dyta të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, duke qenë se nuk përputheshin. Mark Frroku ka mohuar në Prokurori se e ka njoftuar ai Tom Doshin për atentatin, sipas dëshmive të Doshit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letër nënës...
Rama pas padisë ndaj Palokës: Do jem në çdo seancë gjyqësore, Paloka të vërtetojë akuzat »
Article Logic
Execution time: 0.011627912521362
array(1) { ["section"]=> string(68) "ballafaqimi-doshi-frroku-prokuroria-kerkon-tabulatet-telefonike-5348" }