Ballist Morina rrëfen takimin me Tahirin: Ministrit i kërkova ndërrimin e identitetit, nuk më ndihmoi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:37 22-10-2015 Ballist Morina rrëfen takimin me Tahirin: Ministrit i kërkova ndërrimin e identitetit, nuk më ndihmoi

Tifozi shqiptar, Ismail (Ballist) Morina, që sot ndodhet pas hekurave, ka rrëfyer takimin që ai ka zhvilluar me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri vetëm një javë pas ngjarjeve të zhvilluara në Beograd më 14 tetor të vitit 2014.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në Ora News, Morina është shprehur se së bashku me një person të tretë ka shkuar në zyrën e Tahirit për t’i kërkuar ndërrimin e identitetit dhe mbrojtje, por asnjë prej tyre nuk i është pranuar.

“Menjëherë pas ngjarjes, me 14 tetor në Beograd 1 javë një javë e gjysmë kam pasur një takim privat në zyrën e ministrit Tahiri me një person të tyre që na ka mundësuar  takimin dhe kam kërkuar dy gjëra.  Ndërrim identiteti dhe mbrojtje nga institucionat shtetërore, e para mu refuzua sepse kishte kleçka ligjore, e dyta më është premtuar, po e ke parasysh, unë vetë s’kam perceptuar gjatë gjithë këtij harku kohor, skam perceptuar asnjë formë mbrojtje. Më është premtuar dhe nuk më është dhënë, thjesht mendoj se nuk është marrë me seriozitet rasti im.”, ka thënë Morina.

Morina ka theksuar se kërcënime drejtuar ndaj tij ka pasur si në rrjetet sociale dhe ashtu edhe publikisht.

“Do e lidh me një batutë, sepse kam takuar shumë njerëz këto kohë dhe në Kosovë dikush më ka thënë: Ty nuk do të gjejë asgjë se ke berë 10 milionë shqiptarë krenar edhe zoti është me ty. OK thashë, po kam një 10 milionë në krahun tjetër dhe janë shumë të zemëruar, dhe nuk e di se çfarë krahu do të mbajë zoti, nga ne, nga ata apo do të qendrojë neutral. Kishte një komb ku kisha vepruar natën e 14 tetorit që me sheh me urrejtje me përçmim. Kërcënime sa i përket rrjeteve sociale, sidomos në Facebook, ka pasur të panumërta, klasifikohen serioze, jo serioze, pastaj diku 2 muaj mbas ngjarjes ka pasur edhe një çmim mbi kokën time nga një ish biznesmen në Çikago në Amerikë dhe kjo më ka bërë të reflektoj, duhet një formë vetëmbrotje private”, ka thënë ai.

Ballist Morina ka folur edhe për momentin e arrestimit: “Ndjej neveri për atë patrullën e policisë. Mu duk sikur kishte një ndjenjë krenarie te ata për kapjen time. Nuk e di. Unë po të isha në vendin e tyre s’do ndihesha kështu për një njeri që për më shumë se një vit e kishin konsideruar hero.”

Lexo edhe:

Ballist Morina flet për takimet me Brahon dhe Nokën, mesazh edhe për Ramën

Fevziu i drejtohet Ramës: Serbia ju uli brekët. Kryeministri:Çfarë i ke këto shprehje

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bulqizë / Aksident në minierë, një i vdekur një i plagosur
VIDEO- Policia kap 2 të dyshuar me 30 kilogramë drogë dhe publikon pamjet »
Article Logic
Execution time: 0.01303505897522
array(1) { ["section"]=> string(105) "ballist-morina-rrefen-takimin-me-tahirin-ministrit-i-kerkova-nderrimin-e-identitetit-nuk-me-ndihmoi-23754" }