Balliu i përgjigjet Ballës: 100 vjet burg për atë që ka shokë kriminelë

Publikuar tek: politike, më 21:29 20-04-2019 Balliu i përgjigjet Ballës: 100 vjet burg për atë që ka shokë kriminelë

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka folur nga protesta e banorëve të Astirit ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të ketë burg për ata që pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

Balliu drejtuar Ballës, ka propozuar që 100 vjet burg për atë që flet me kriminelë dhe 100 vjet burg për atë që ben biznes me kriminelë

‘Taulant Balla, të dëgjova sot kur the se do të dënohen me 7 vjet burg ata që do të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit, jam dakord. Por zgjedhjet i pengon ai që bën zgjedhje fasadë. Zgjedhjet fasadë shkatërrojnë zgjedhjet por koka juaj staliniste nuk e kupton dot, se nuk kupton çfarë eshte pluralizmi. Nuk kuptoni se cfarë fuqi ka qytetari i lirë dhe i thjeshtë. Por ju do të përballeni një herë me fuqinë e tyre dhe do e kuptoni se c’do të thotë qytetar i lirë. Por unë kam një propozim meqenëse flet për burg. 100 vjet burg për atë që flet me kriminelë, 100 vjet burg për atë që ben biznes me kriminelë 100 vjet burg për atë që ka shokë kriminelë’, tha Balliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022085905075073
array(1) { ["section"]=> string(77) "balliu-i-pergjigjet-balles-100-vjet-burg-per-ate-qe-ka-shoke-kriminele-161220" }