Balliu- Ramës: Në 16 mars do mësosh Napolonin, ejani t’i vëmë flakën...

Publikuar tek: politike, më 19:53 14-03-2019 Balliu- Ramës: Në 16 mars do mësosh Napolonin, ejani t’i vëmë flakën...

Me tone të ashpra i është drejtuar sot qyetarëve ish deputeti demokrat Klevis Balliu, duke sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga protesta opozitare.

Balliu nuk ngurroi të paralajmërojë Ramën, se në 16 mars “do mësojë Napolonin”, ndërsa i ftoi qytetarët “t’i vënë flakën pushtetit”.

"Bashkohuni në 16 mars te Kryeministria për t'i vendosur flakën pushtetit të krimit të organizuar" tha Balliu.

“Nëse nuk e di vallen e Napolonit, do e mësosh më datë 16. Ne e dimë që ti mund të ikësh. Mund të fshihesh kudo, por më datë 16 gjej vrimë miu dhe futu”, u shpreh Balliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060405969619751
array(1) { ["section"]=> string(72) "balliu-rames-ne-16-mars-do-mesosh-napolonin-ejani-t-i-veme-flaken-156446" }