Balluku u përgjigjet akuzave të opozitës për projektin Milot-Fier : Ne atë rrugë do ta ndërtojmë dhe ju kur të kaloni do thoni e paskan qarë

Publikuar tek: politike, më 12:06 09-07-2020 Balluku u përgjigjet akuzave të opozitës për projektin Milot-Fier : Ne atë rrugë do ta ndërtojmë dhe ju kur të kaloni do thoni e paskan qarë

Ditën e sotme ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku në seancën plenare iu është përgjigjur akuzave që kanë ardhur nga opozita për projektin rrugor Milot-Fier.

Balluku u shpreh se qeveria nuk do të hedhë asnjë lekë nga buxheti i shtetit dhe se do të përzgjidhet me garë ndërkombëtare investitori që ka koston më të ulët të ndërtimit.

”Javën e fundit, 7 ditë të tëra, kam dëgjuar vrerin e hedhur sa i përket projektit më të madh, të korridorit blu, në pjesën shqiptare, segmentit Milot- Fier. Kam zgjedhur mos bëj asnjë prononcim nga foltorja e Ministrisë, pasi nuk i përgjigjem askujt nga rruga, i përgjigjem Murrizit, Rudinës, Halitit, Aurorës. Qeveria ka lançuar projektin për një ëndërr të shqiptarëve. Nuk u përgjigjem zëdhënësve të qametit, akopaliptikë. Do e nis nga e para, pse pas lançimit ditën e mërkurë të këtij projekti, nuk u hodhën dokumentacionet në APP. E kam ndaluar, sepse vetëm pak minuta pas lançimit u turët në ekrane për të vjellë, jo më baltë, por zift. I kërkova pjestarëve të grupit të punës, të ndalonin, dhe dëgjova deklaratat, dhe analizuam. Dhe i analizuam nëse mos kishit ndonjë fije të vërtete, nëse na ka shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Kam një pyetje për ju, kush janë ekspertët tuaj. Në 12 vite nuk bëtë atë që bëri Gjiknuri bëri në 14 muaj, dhe unë në 18 muaj.

Nuk na del që ta ndërtojmë nga buxheti i shtetit. Qeveria shqiptare nuk vendos asnjë qindarkë 1.18 miliardë euro do të vijë nga investitori privat, i cili nëpërmjet një gare ndërkombëtare duhet të fitojë me pagesën më të ulët. Besoj se ju dhashë përgjigje pyetjeve, edhe pse ju nuk meritoni përgjigje. Nga del ky 17.4 euro? Që kur autostradat kanë dalë, paguhen me segmente. Xhenova- Bari paguhen 150 euro. Apo në autostradat në Greqi. Gjurma ekzistuese, nuk duam të hapim probleme me shpronësimet dhe bizneset.

0.075 euro për kilometër. 7.5 euro për kilometër. Autostradat me pagesë janë autostradat e shpejtësisë. Qytetarët do të mund të zgjedhin rrugën me pagesë apo pa pagesë. Ne jemi qeveria e ndërtimit. Ju keni qenë qeveria e shkatërrimit. Dhe kur të kaloni me automjetet tuaja në këtë aks të ri, do thoni e paskan qarë, siç thoni kur kaloni tani në Bypassin e Fierit”, tha Balluku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009537935256958
array(1) { ["section"]=> string(145) "balluku-u-pergjigjet-akuzave-te-opozites-per-projektin-milot-fier-ne-ate-rruge-do-ta-ndertojme-dhe-ju-kur-te-kaloni-do-thoni-e-paskan-qare-213320" }