Bami në Prokurori: Tom Doshi e sajoi vet këtë histori

Publikuar tek: aktualitet, më 14:27 04-03-2015 Bami në Prokurori: Tom Doshi e sajoi vet këtë histori

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar ndalimin e 36 vjeçarit Durim Bami. Sipas Prokurorisë ndalimi i Bamit është bërë në kuadër të Hetimit për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Prokuroria tha se Bami akuzohet për “vrasje të mbetur në tentative” dhe është person me interes për hetimin.

I arrestuari Durim Bami ka deklaruar më parë në Prokurori se e gjithë kjo histori është sajuar nga vet ai dhe deputeti shkodran Tom Doshi.

Sipas asaj që raportojnë mediat, mësohet se Bami ka marrë si shpërblim nga Doshi një automjet luksoz dhuratë nga deputeti. Ai ka thënë se për këtë histori ka përdorur emrat e shokëve të tij jashtë Shqipërisë për të sajuar historinë.

Në videon që disponon Doshi, mësohet se Bami ka thënë se ka marr “urdhër nga lartë” për vrasjen e tij.

Durim Bami besohej se ishte personi i paguar për të eleminuar deputetët Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Toni: Nipi i Tom Doshit më tha se videoja është thashethem, kurse Toma “Mos u kthe”
Gjykata liron 18 vjeçarin jetim që qëlloi autobusin e serbve por ja fjalët që tha ai gjatë seancës »
Article Logic
Execution time: 0.0088419914245605
array(1) { ["section"]=> string(57) "bami-ne-prokurori-tom-doshi-e-sajoi-vet-kete-histori-4955" }