Bamir Topi i përgjigjet ftesës për koalicion nga PD-ja

Publikuar tek: politike, më 22:35 12-02-2016 Bamir Topi i përgjigjet ftesës për koalicion nga PD-ja

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, i ka kthyer përgjigje ftesës së Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani. Deputeti i PD-së tha se, ata mbetën të hapur për koalicion me FRD-në dhe Aleancën Kuqezi.

Por, Topi e cilëson ftesën “jo serioze” dhe “deklaratë individuale”, duke theksuar se vetë kreu i PD-së nuk ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim PD-FRD. “Sa herë është pyetur kryetari i partisë nga e cila vijnë këto deklarata, ai gjithmonë ka mbajtur një pozicion në heshtje. Kështu që, duke qenë të tilla, unë i marr si të tilla. Që do të thotë, janë deklarata të ditës dhe nuk i konsideroj deklarata serioze”, deklaroi Topi në një intervistë për “Top Channel”.

Ndërkohë, kreu i FRD është shprehur edhe për bashkëpunimin me Partinë Socialiste. “Unë e kam shprehur edhe herë të tjera, është një bashkëpunim në kuadrin e pushtetit vendor, ekskluzivisht në këtë linjë. Nuk besoj që ka shkuar aty ku ne kemi menduar, por gjithsesi funksionon në mënyrë të limituar”, tha ish-Presidenti.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093119144439697
array(1) { ["section"]=> string(60) "bamir-topi-i-pergjigjet-fteses-per-koalicion-nga-pd-ja-32434" }