Bamir Topi: Për krizën politike është fajtore edhe opozita, zgjidhja do vijë nga ndërkombëtarët

Publikuar tek: politike, më 07:30 17-11-2019 Bamir Topi: Për krizën politike është fajtore edhe opozita, zgjidhja do vijë nga ndërkombëtarët Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, ka folur për krizën politike, për të cilën thotë se i është mbivendosur kriza institucionale. Teksa ka qenë i ftuar në “RTV Ora”, Topi përveçse mazhorancës fajësoi edhe opozitën për situatën politike.

"Në kushtet kur opozita është jashtë parlamentit e kam vështirë të interpretoj sesi do të shkojë situata politike. Por në rast se kemi ardhur në këtë pasiguri, për këtë lloj situate kaotike është dhe faji i opozitës”, u shpreh ish-presidenti.

Topi beson se zgjidhja e krizës do të vijë nga ndërkombëtarët, pavarësisht lodhjes së tyre.

“Ka një lodhje, por Shqipëria nuk mund të jetë jashtë vëmendjes së tyre. Do të vijë një moment kur kjo krizë do të persistojë dhe nuk do të prodhojë, bëhet fjalë për Kushtetuesen ku në rast se futesh me një pasiguri kur pritshmëritë ishin shumë të mëdha tregon që ke marrë një goditje shumë të rëndë. Jam e bindur që ata që do ta zgjidhin këtë situatë do të jenë ndërkombëtarët”, theksoi ish-presidenti.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075860023498535
array(1) { ["section"]=> string(100) "bamir-topi-per-krizen-politike-eshte-fajtore-edhe-opozita-zgjidhja-do-vije-nga-nderkombetaret-186147" }