Bamir TOPI pro-mbajtjes së referendumit: Ja për çfarë arsye do ta shpallja, sistemi politik në Shqipëri si Kalaja e Rozafës

Publikuar tek: aktualitet, më 18:07 23-11-2019 Bamir TOPI pro-mbajtjes së referendumit: Ja për çfarë arsye do ta shpallja, sistemi politik në Shqipëri si Kalaja e Rozafës Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi tregon se do të mbante referendum në Shqipëri sot për arsye të ndryshimit të sistemit politik.

I ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’, Topi mbrojti modelin e vjetër të Kushtetutës para ndryshimeve të 21 prillit 2008, e cila garantonte zgjedhjen e presidentit me 3/5 e votave si dhe shpërndarje të parlamentit nëpërmjet një dekreti presidencial.

‘’Unë besoj që referundmi, në parim, është një nga elementët më të mirë të demokracisë. Zvicra realizon referendume për çështje të vogla. Pyetja është në ç’kushte duhet të mbahet. Vërtet është element i rëndësishëm, po ka kulturë dhe vullnet politik që të mbahet referundimi. Njerëzit janë të bindur për të ndryshuar situatën, por në ç’flitra dueht të kalojë.

Biseda jonë duhet të përqëndrohet te aspekti politik, ka një politkë që sa vjen e dobësohet, amatoreske, e cila në vetvete fsheh qëllime të tjera, të dobësojë institucionet.

Këtu kam larminë e përgjigjeve, por rezervohem, por kam bërë një stepje të vullnetshme. Respektoj çdo president në detyrë. Kujt më tepër se një ish-presidenti i shkon kjo sjellje? Vendimarrja e tij nuk mund të ketë ndërhyrja.

Referendumin do ta mbaja padyshim për sistemin politik. Është sistem me qëllime okulte me marrëveshje okulte. Shqipëria po ecte shumë mirë me këtë sistem. Roli i presidenti nuk ka asnjë presion ndaj parlamentit sot. Nëse ai ikën, tjetri zgjidhet me 71 vota, ajo e vjetra e zgjidhte me 3/5 e votave. Atëherë presidenti mund ta shpërndante parlamentin me një dekret. Sot nuk ka instrument presioni.

Instrumenti i kontrollit të mazhorancës është opozita. Nuk ka rëndësi numri i deputetëve të opozitës. Pra, në vend që të merremi me ekonominë, gjendjen sociale, politikën e jashtme, ne merremi e kthehemi te pika e fillimit, ngjan si Kalaja e Rozafës. Të diskutosh në 2019 për Gjykatën Kushtetuese, kur ke 10 vite vend i Natos, kur shpresa për integrim dhe insticionet bazë, nuk është fjala vetëm për GJK, por dhe GJL. Në thelb është dhe çështja e pronës.

Nuk jam në koshiencën e opozitës. Fakti që palët nuk janë në fushën e lojës dhe dikush e ka zaptuar fushën. Është si futbolli. Zakonisht ditën e enjte, ekipet që do të përballen të shtunën bëjnë ndeshje kontrolli me rezervat e tyre. Nëse kryeministri thotë jam gati për zgjedhje të parakohshme, po opozita a është gati? Kjo duhet të merret në konsideratë.

Nuk jam analist dhe interpretues i çështjeve të opozitës. Për kryeministrin quhet gjithçka normale kur i merr të gjitha, përse nuk ngopet? Sepse paradoksalisht, sjellja e opozitës nuk merret në konsideratë nga faktori ndërkombëtar dhe  japin mbështetje qeverisë që nuk e meriton’’, deklaroi Topi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngërçi në Kushtetuese/ Topi: E ka origjinën nga politika, ja çfarë bisedova me Metën
Makina përplasi këmbësorin për vdekje, dalin DETAJE të reja nga aksidenti në Milot (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012837171554565
array(1) { ["section"]=> string(128) "bamir-topi-pro-mbajtjes-se-referendumit-ja-per-cfare-arsye-do-ta-shpallja-sistemi-politik-ne-shqiperi-si-kalaja-e-rozafes-186937" }