Bamir Topi “qejfmbetur’ me Ramën: Unë e çova në stadium se kishte frikë nga tifozët e Tiranës, ai nuk më ftoi te inagurimi i ‘Air Albania’

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 17-01-2021 Bamir Topi “qejfmbetur’ me Ramën: Unë e çova në stadium se kishte frikë nga tifozët e Tiranës, ai nuk më ftoi te inagurimi i ‘Air Albania’ FotoArkive: Bamir Topi - Edi Rama

Ish-presidenti Bamir Topi ka treguar se është “qejfmbetur” me kryeministrin Rama pasi ky i fundit nuk e ka ftuar në stadiumin kombëtar “Air Albania”, kur është bërë inagurimi i tij.

Topi, i ftuar në emisionin “PASO” në Top Albania Radio, teksa ka folur rreth sportit, ka zbuluar se ai ka qenë personi që ka çuar në stadium Edi Ramën kur ishte kryetar Bashkie, sepse siç tha, kishte frikë nga tifozët e Tiranës.

“Unë duke e njohur shumë mirë jetën e sportit, sportiviteti të bën që të jesh vetëm objektiv, nuk mund të jesh subjektiv. Unë kam sjellë në tribunën e stadiumit njerëz që nuk kishin shkelur ndonjëherë në stadium. Duke i mbrojtur me autoritetin tim, personalitetin tim, tek e fundit ju kam nxjerrë fobitë.

Në momentin që inaugurohet “Air Albania Stadium”, ish-Presidenti i Republikës që shkonte në çdo ndeshje, ka qënë edhe Presidenti i Tiranës që njihet edhe si njeri i sportit, e ka tërhequr Z. Rama në tribunën e stadiumit, kur ishte Kryetar Bashkie dhe kishte fobi nga tifozët e Tiranës dhe i kam dhënë leksione se si mund të harmonizoheshin gjërat, nuk i çon ftesë ish-Presidentit të Republikës.

Problemi është që gabime të tilla veshin njerëz që nuk kanë ndonjë lidhje organike me sportin”-deklaroi Bamir Topi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bllokuan 'Rrugën e Kombit' për të protestuar, nën hetim 8 banorë të Mirditës
Parashikimi i motit për nesër, IGJEUM: Priten temperatura deri në -14 °C »
Article Logic
Execution time: 0.012823820114136
array(1) { ["section"]=> string(139) "bamir-topi-qejfmbetur-me-ramen-une-e-cova-ne-stadium-se-kishte-frike-nga-tifozet-e-tiranes-ai-nuk-me-ftoi-te-inagurimi-i-air-albania-235312" }