Banda e drogës në Britani, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (EMRAT-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:33 22-05-2019 Banda e drogës në Britani, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (EMRAT-FOTO) Granit Nanushi-Orsid Cela

Policia britanike ka shkatërruar një bandë të trafikuttë drogës pas një operacioni 6 mujor.

Në pranga janë vënë 11 persona mes tyre dy shqiptarë të identifikuar si Granit Nanushi dhe Orsid Cela.

Sipas mediave vendase, Nanushi  jetonte në Londër dhe ishte përgjegjës për udhëtime të shumta në Gloucester. Ai kishte përdorur një telefon celular të koduar dhe kishte krijuar një vend të fshehtë në automjet, për të bërë të mundur transportimin e drogës.

Pas arrestimit policia i kapi në makinë 60 g kokainë dhe 4,500 euro para, ndërsa gjykata e ka lënë tre vite në burg.

Ndërkohë, Cela, i cilësuar si “ndërlidhësi shqiptar”, vepronte ne qendër të Londës, i cili u arrestua më 11 nëntor, pasi u kap në flagrancë duke i dhënë 2 kg njërit prej anëtarëve të bandës.

Edhe Cela është dënuar me tre vite, ndërsa ka rezultuar se nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030590057373047
array(1) { ["section"]=> string(79) "banda-e-droges-ne-britani-kush-jane-dy-shqiptaret-e-arrestuar-emrat-foto-165272" }