Banda e grabitësve të 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar nuk ka qenë e përbërë prej 6 por prej 8 personash. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i "News 24", Artan Hoxha, i cili i referohet burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës.
Siç raporton gazetari Hoxha përveç Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Nikaj (Murataj), Policia e Tiranës ka shpallur së fundmi në kërkim edhe dy vëllezër nga Tropoja, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Operacioni “Patriot” i policisë është përqëndruar kryesisht në Dibër dhe Tropojë ku mendohet se fshihet pikërsisht “truri” i bandës, Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Murataj si edhe dy vëllezërit nga Tropoja.