Qemal Shabani është pronari i karburantit që u grabit një natë më parë në fshatin Qyrkan të Elbasanit.
Ishte ora 19: 30 e mbrëmjes kur katër persona të veshur me uniforma policie dhe me kapuç në kokë neutralizuan fillimisht rojën e karburantit në pronësi të 70-vjeçarit dhe më pas hynë në banesë. Shabani rrëfen se u përlesh me grabitësit, të cilët më pas e goditën me qytën e armës në kokë shkruan Tv Klan.
70-vjeçari tha se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se grabitësit i morën rreth 3.2 milion lekë të vjetra dhe 1500 euro. Më pas ata u larguan qetësisht duke përfituar edhe nga errësira.