Ka përfunduar sot seanca gjygjësore për Julian Sinanaj (i cilësuar si vrasës me pagesë) i cili, akuzohet për vrasjen e peshkatarit Sokol Veizaj si dhe atentatin ndaj ish-deputetit të PD-së Ardian Kollozi.
Gjykata ka lëshuar një fletë-thirrje për ish- deputetin të cilit vetëm pak ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve Parlamentare të 23-qershorit, iu vu një sasi e madhe tritoli në derën e shtëpisë.
Në seancën gjygjësore, dëshmoi edhe nëna e peshkatarit të vrarë ë cila tha se nuk i njihte dy vëllezërit Mëhillaj të cilët janë nën akuzën e bashkëpunimit me Sinanajn për Krime të Rënda.