BANDA e vajzave të Fondacionit BESA, si MASHTRUAN me kreditë, përfituan 3.7 milion euro

Publikuar tek: aktualitet, më 10:12 21-08-2019 BANDA e vajzave të Fondacionit BESA, si MASHTRUAN me kreditë, përfituan 3.7 milion euro

Policia e Tiranës ka arrestuar sot 7 persona, punonjës të Fondacionit Besa. Mes të arrestuarve është edhe drejtoresha e njërit prej filialit të këtij fondacioni, që Newsbomb.al mëson se është, Albana Imami.

Arrestimi i tyre sipas bluve të kryeqytetit erdhi pas finalizmiit të operacionit të koduar policor si 'Kredia'.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri- tjetrin, akuzohen për dhënie kredie fiktive me qëllim përfitimin. Ndërkohë, përfitimet nga kreditë fiktive, në total, deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro.

Pas zbulimit të skemës së mashtrimit në pranga kanë rënë 5 punonjës të fondacionit Besa, 4 prej tyre femra dhe vetëm një mashkull.

Në pranga kanë rënë:

Albana Imami, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit.

B. K., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit.

M. D., 27 vjeçe, banuese në Vorë, Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit.

M.H., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën ish-Oficer kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit.

E. V., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, Oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit.

O. D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive.

Ndërkohë, janë arretsuar po ashtu edhe dy ndërmjetës të kredive, si dhe është shpallur në kërkim sekseri.

Sipas asaj që njofton polica, Albana Imami, në pozicionin e drejtoreshës së njërës nga degët e filialit të fondacionit, kishte krijuar ketë skemë mashtrimi  dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të ndalur kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi', sqaron policia mes të tjerash.

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

LEXO TË PLOTË NË: PËRFITUAN 3.7 MILION EURO, 'KREDIA' ARRESTON 7 PERSONA NË TIRANË, PUNONJËS TË FONDACIONIT BESA, MES TYRE EDHE DREJTORESHA (DETAJE)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070829391479492
array(1) { ["section"]=> string(92) "banda-e-vajzave-te-fondacionit-besa-si-mashtruan-me-kredite-perfituan-3-7-milion-euro-175920" }