Banesa të reja sociale në zonat e shkatërruara nga tërmeti, Rama: Do jenë lagjet e Rilindjes mbas një situate vdekje

Publikuar tek: politike, më 07:54 03-12-2019 Banesa të reja sociale në zonat e shkatërruara nga tërmeti, Rama: Do jenë lagjet e Rilindjes mbas një situate vdekje Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se në zonat e prekura nga tërmeti do ngrihen banesa të reja sociale.

Rama shtoi se do krijohen lagje ku do banojnë të pastrehët dhe të prekurit nga tërmeti.

Ndërsa kërkoi që në këto lagje të përfshihen të gjitha shtresat e popullsisë, jo vetëm të varfërit.

Rama i quajti lagjet e Rilindjes mbas një situate vdekje dhe traume kombëtare që do flasin për të ardhmen.

Edi Rama: “Do bëhen rindërtime jo të llojit të banesave sociale që njohim. Do ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re. Nga e para me infrastrukturë, kanalizime, ujësjellës, kopsht, çerdhe, shkollë, mjedise banimi.

Në Tiranë kemi në plan një skenar për të ndërtuar një lagje të madhe të re dhe dy më të vogla. Në Kurbin do shemben gjithashtu pallatet dhe do ndërtohet një lagje e vogël tërësisht e re. Ambicia ime është që të kemi një objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh dhe një afatshkurtër prej 5000 apartamentesh. Të përfshijmë jo vetëm të prekurit. Të mos bëjmë gabimin e vendeve europiane ku ndërtimi i lagjeve të reja krijoi varta njerëzish të ndarë nga njëri-tjetri dhe tensione të vazhdueshme. Si Franca që përballet me vandalizëm në banesat e ndërtuara për qëllime sociale. Të përzihen shtresat e shoqërisë, mikse, jo vetëm familjet e varfra dhe nuk futet dot si e barabartë në jetën e përditshme.

Këto lagje të reja që flasin vetë për të ardhmen. Do jenë lagjet e Rilindjes mbas një situate vdekje dhe traume kombëtare.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0364990234375
array(1) { ["section"]=> string(121) "banesa-te-reja-sociale-ne-zonat-e-shkaterruara-nga-termeti-rama-do-jene-lagjet-e-rilindjes-mbas-nje-situate-vdekje-188197" }