'Banesat sociale po ua shet me lekë punonjësve', Bashkia i përgjigjet Berishës: Shpifje! Ende nuk i kemi marrë...

Publikuar tek: politike, më 20:15 12-02-2019 'Banesat sociale po ua shet me lekë punonjësve', Bashkia i përgjigjet Berishës: Shpifje! Ende nuk i kemi marrë...

Bashkia e Pukës i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, të bërë pasditen e sotme, për shpërndarjen e banesave.

Berisha teksa postonte mesazhin e një qytetari dixhital, shkruante se prej 4 muajsh banesat sociale janë gati por nuk po shpërndahen pasi u janë shitur të afërmve të kryetarit të Bashkisë.

Nëpërmjet një reagimi, Bashkia ka bërë të ditur se ende nuk ka ka marrë në dorëzim investimin që po kryhet në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave, për shpërndarjen e tyre.

Ndër të tjera institucioni ka garantuar qytetarët pukjanë, që janë të interesuar për banesat, se shpërndarja e tyre do të bëhet transparente dhe korrekte.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0051031112670898
array(1) { ["section"]=> string(112) "banesat-sociale-po-ua-shet-me-leke-punonjesve-bashkia-i-pergjigjet-berishes-shpifje-ende-nuk-i-kemi-marre-152541" }