Banka Amerikane e Investimeve, 5 vite sukses në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 16:56 23-10-2020 Banka Amerikane e Investimeve, 5 vite sukses në Shqipëri

ABI Bank feston këtë muaj 5 vjetorin e saj të parë si pjesë e sistemit bankar shqiptar, që nga licencimi i saj nga Banka e Shqipërisë në Tetor të vitit 2015.

Pesë vite më parë ABI, ishte një projekt me objektiva dhe vlera aspiruese, që koha e ktheu në realitet falë profesionalizmit, integritetit, pozitivitetit, përkushtimit e sofistikimit të punonjësve te saj. Këto vlera kanë kontribuar në përmirësimin e rezultateve të klientëve, punonjësve dhe të gjithë sistemit bankar Shqiptar.

Sot Banka Amerikane e Investimeve ka rritur vlerën e aseteve mbi katër herë në pesë vitet e fundit dhe ka raportuar rritje të fitimit çdo vit. Gjithashtu, ABI është banka e pestë nga madhësia e kapitalit.

Në ceremoninë e festimit të këtij përvjetori, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ABI Bank, Z. Andi Ballta u shpreh se:

“Moto e ABI Bank do të vazhdojë të jetë Investo në Optimizëm. Veçanërisht në kohën e pasigurtë që po kalojmë zgjedhja është e thjeshtë, e qartë dhe e bazuar në fakte historike. Shumica dërrmuese e popullsisë do ta kalojë pa probleme këtë kohë të vështirë dhe ABI do të vazhdojë të jetë bankë për çdo stinë dhe do të mbështesë fuqishëm klientët ekzistues dhe të rinj.”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, duke vlerësuar kontributin e Bankës Amerikane të Investimeve në sistemin bankar shqiptar, u shpreh se:

“Prezenca në rritje e kapitalit amerikan në sistemin bankar është një sinjal mjaft pozitiv. ABI Bank gjatë këtyre 5 viteve ka njohur një trajektore të qëndrueshme rritjeje, si në depozita, ashtu edhe në kredi ndërkohë, që kujdes i është kushtuar edhe nivelit të treguesit të kredive me probleme, i cili është reduktuar ndjeshëm. Po ashtu, së bashku dhe me të gjithë aktorët e tjerë të sistemit financiar në Shqipëri, ABI Bank ka luajtur dhe po luan një rol mjaft mbështetës gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie, veçanërisht në krijimin e faciliteteve për ata klientë të goditur drejtpërdrejt prej saj.”

E pranishme në ceremoni, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim, u shpreh se:  “Përveç se është investitor i zgjuar, ABI ka vërtetuar se është një korporatë e përgjegjshme sociale. Si anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë, ABI ka sponsorizuar shpesh aktivitete. Gjatë pandemisë së COVID-19, ABI u ngrit në një nivel domethënës.  Falë ABI Bank, sistemi spitalor ka respiratorë shtesë, kompanitë në vështirësi kanë qasje në kapital dhe njerëz në nevojë kanë marrë donacione të tjera. Është ky lloj i përgjegjësisë sociale korporative që më bën krenare të mbështes kompanitë dhe investimet nga Shtetet e Bashkuara.”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj: “Sigurisht që ka qënë një rrugëtim jo i lehtë përgjatë këtyre pesë viteve dhe sot me kënaqësi vlerësoj se ABI Bank është një aktor i rëndësishëm në tregun bankar shqiptar. Ju përgëzoj për arritjet e derimëtanishme dhe ju uroj suksese të mëtejshme në punën tuaj.“

Banka Amerikane e Investimeve SHA u licencua në 13 tetor 2015 pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Finance, kompani e grupit NCH Capital, i cili është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan në rajon e më gjerë, (www.nchcapital.com ).

Në vitin 2018, Banka Amerikane e Investimeve kreu me sukses blerjen e Bankës NBG Albania, duke rritur pozicionimin e ABI Bank në sektorin bankar.

Abi_5_-_Eventi_Korporativ_tetor_2020-146.jpg

Abi_5_-_Eventi_Korporativ_tetor_2020-164.jpgretouch.jpg

Abi_5_-_Eventi_Korporativ_tetor_2020-165.jpg

Abi_5_-_Eventi_Korporativ_tetor_2020-212.jpg

Abi_5_-_Eventi_Korporativ_tetor_2020-221.jpg

Abi_5_-_Eventi_Korporativ_tetor_2020-223.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banka Botërore publikon RAPORTIN e zymtë: Ballkani në recesion të thellë, janë shtuar të varfërit; Ligjvënësit të sigurojnë rimëkëmbjen e vendeve
»
Article Logic
Execution time: 0.011768817901611
array(1) { ["section"]=> string(62) "banka-amerikane-e-investimeve-5-vite-sukses-ne-shqiperi-224887" }