Banka Botërore, deri në 2020 çmimi i naftës do ruajë normalitetin

Publikuar tek: ekonomi, më 14:21 02-08-2016 Banka Botërore, deri në 2020 çmimi i naftës do ruajë normalitetin

Sipas një analize të bërë nga Banka Botërore, në lidhje me ecurinë e çmimeve të naftës në vitet në vijim, konkludon që një fuçi naftë nuk do ti kalojë vlerat prej 60 dollarë deri në vitin 2020.

Nëse nafta qëndron në 50 dollarë për fuçi, shpimet e reja nuk do të jenë të mjaftueshme për të frenuar rënien e prodhimit të përgjithshëm të SHBA-së. Disa puse në Teksas dhe Oklahoma janë fitimprurëse edhe me 50 dollarë për fuçi.

Sipas Banka Botërore, vendimtare për çmimet e naftës do të jetë kërkesa e vendeve të Azisë për naftë.

Këto vende, duke përfshirë Kinën, pritet të mbeten burim i madh i kërkesës me vëllime në rritje nga 23.7 milionë barelë në ditë në 2015 në 28.9 milion barelë në ditë në 2020. Rritja ekonomike e Kinës mbetet themelore.

Nga ana e prodhimit  vlerësohet se, furnizimi do te jetë më i lartë se kërkesa të paktën deri më 2019.

Në të njëjtën kohë prodhim më i ulët do të vijë nga prodhuesit me kosto të lartë të naftës, kryesisht nga shtresat argjilore në SHBA

Duke vënë në peshorë të gjithë këto faktorë, Banka Botërore tregon se  tregu më shumë gjasa do të ketë një ribalancim në vitin 2019 ose në fillim 2020, kur kërkesa dhe furnizimi për naftë pritet të balancojnë çmimet në rritje.

Çmimi  i ri i tregut do të jetë në afërsi të kostos marxhinale te prodhuesit të fundit, (SHBA), ku mesatarisht kostoja e nxjerrjes është me çmime të afërta  53 deri në 60 dollarë për fuçi.

Analiza e Bankës Botërore tregon se çmimi i një fuçie naftë do të jetë ndërmjet 53 dhe 60 dollarë për fuçi deri në fund të dekadës.

Gjithsesi këto parashikime nuk janë shumë të sigurta, pasi mund të ndikojnë faktorë të tjerë në ndryshimin e këtyre çmimeve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070579051971436
array(1) { ["section"]=> string(70) "banka-boterore-deri-ne-2020-cmimi-i-naftes-do-ruaje-normalitetin-48495" }