Banka Botërore ka vendosur t’i vijë në ndihmë sistemit shëndetësor shqiptar, i cili vuan nga probleme të shumta.
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të BB miratoi sot një financim nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) prej 32.1 milionë Euro për Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri. Kostoja totale e projektit është36.1 milionë Euro dhe pjesa tjetër bashkë-financohet nga Qeveria shqiptare.
BB ka vlerësuar se cilësia e kujdesit përbën një shqetësim domethënës për këtë sektor, si dhe mungesa e efikasitetit dhe pabarazitë.
“Reformat e sektorit shëndetësor janë komplekse dhe ende ka shumë punë për t’u bërë. Qeveria ka treguar angazhim të madh për të ndërmarrë reforma në disa fusha kyçe duke përfshirë këtu përmirësimin e sistemeve të financimit të shëndetësisë dhe shërbimeve spitalore, reformën në sektorin farmaceutik dhe zgjerimin e mbulimit nga sigurimet shëndetësore.Projekti i ri do të mbështesëreformatnë sektorin shëndetësor duke synuar përmirësimin e aksesit dhe të efikasitetit në shërbimet e kujdesit shëndetësor”, tha Tahseen Sayed, Drejtore e Bankës Botërore për Shqipërinë.
Aktivitetet e projektit do të mbështesin reformimin e sektorit spitalor, përmirësimin e monitorimit dhe menaxhimit të cilësisë dhe efikasitetit të shërbimit përmes krijimit të një sistemit të menaxhimit të informacionit shëndetësor dhe reformimit të sistemit të financimit duke përfshirë këtu vlerësimin e alternativave për të zgjeruar mbulimin nga sigurimet brenda hapësirës ekzistuese fiskale.