Banka Botërore publikon RAPORTIN e zymtë: Ballkani në recesion të thellë, janë shtuar të varfërit; Ligjvënësit të sigurojnë rimëkëmbjen e vendeve

Publikuar tek: ekonomi, më 10:05 22-10-2020 Banka Botërore publikon RAPORTIN e zymtë: Ballkani në recesion të thellë, janë shtuar të varfërit; Ligjvënësit të sigurojnë rimëkëmbjen e vendeve

Banka Botërore ka publikuar raportin për vitin 2020, që tregon se Ballkani Perëndimor është goditur fortë nga pandemia e Covid-19. Drejtuesja e BB për Ballkanin Perëndimor thotë se pandemia vijon ende të godasë fortë rajonin dhe rrezikon shëndetin dhe mirëqenjen e ekonomike të njerëzve.

“Ashtu si në vendet e tjera të botës, pandemia e COVID-19 po vazhdon të godasë rëndë njerëzit në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien ekonomike të popullsisë në të gjashtë vendet e rajonit,” thotë Linda Van Gelder, Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

“Sado e keqe të jetë kjo situatë, do të kishte qenë shumë më keq nëse qeveritë nuk do të kishin ndërhyrë me shpejtësi që prej fillimit të krizës. Prioritet kryesor mbetet menaxhimi i krizës shëndetësore dhe kufizimi i dëmit ekonomik. Politikëbërësit në vendet e rajonit do të duhet më pas të përqendrohen në forcimin e treguesve bazë makroekonimkë të vendeve të tyre për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme”, ka thënë ajo.

Sipas raportit, të gjashtë vendet e rajonit reaguan me shpejtësi duke ndërmarrë masa për mbrojtjen e jetës dhe mjeteve të jetesës së qytetarëve. Prezantimi i skemave të mëdha për ruajtjen e vendeve të punës, përfshirë subvencionet e pagave të punonjësve, ndikoi në frenimin e një pjese të pasojave më të rënda të pandemisë në punësim, ndërsa programet e ndihmës sociale, si transfertat e parave, ndihmuan në mbrojtjen e shtresave më të cënueshme të popullsisë në rajon nga masat e izolimit dhe kufizimet e tjera.

Megjithatë, pavarësisht këtyre masave, arritjet e viteve të fundit të vendeve të rajonit në drejtim të pjesëmarrjes në forcat e punës tashmë janë përmbysur dhe progresi në uljen e varfërisë ndodhet në rrezik për shkak të krizës. Këtyre sfidave i shtohet dhe problemi i rritjes së lartë të deficiteve fiskale në rajon, pasi qeveritë po vijojnë të rrisin shpenzimet për të përballuar kontraktimin ekonomik pavarësisht të ardhurave në rënie. Duke qenë se kohëzgjatja e krizës ekonomike është e paqartë, presioni mbi tregjet e punës dhe të ardhurat ka të ngjarë të vijojë për disa muaj.

“Përveç përmirësimeve në sistemet shëndetësore dhe mekanizmat e mbrojtjes sociale, hartuesit e politikave në rajon duhet të marrin masa për të rritur kapitalin njerëzor, për të forcuar institucionet dhe për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit. Kjo situatë e pavaforshme, e cila kërkon rritjen e shpenzimeve në një kohë kur të ardhurat po bien, shton presionin mbi qeveritë e rajonit për t’i dhënë përparësi  qëndrueshmërisë fiskale, përfshirë përmirësimin e shpenzimeve publike dhe forcimin e pajtueshmërisë tatimore,” shprehet Linda Van Gelder.

Raporti vlerëson se shpejtësia e rimëkëmbjes, në periudhë afatshkurtër, do të varet nga ecuria e pandemisë, disponueshmëria e një vaksine që do të bëjë të mundur kthimin në normalitet të aktivitetit ekonomik dhe rimëkëmbja e qëndrueshme e partnerit kryesor tregtar të rajonit – Bashkimit Evropian (BE).

Raporti i Bankes Boterore, Shqiperia by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria aktivizon 6 kontrata të reja PPP me vlerë 1,7 miliardë euro më 2021; përfshihet dhe ndërtimi i Aeroportit të Vlorës
»
Article Logic
Execution time: 0.011520862579346
array(1) { ["section"]=> string(149) "banka-boterore-publikon-raportin-e-zymte-ballkani-ne-recesion-te-thelle-jane-shtuar-te-varferit-ligjvenesit-te-sigurojne-rimekembjen-e-vendeve-224693" }