Banka Botërore, Shqipëria me rekord emigrimi ndër gjithë vendet e Ballkanit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:23 07-06-2016 Banka Botërore,  Shqipëria me rekord emigrimi ndër gjithë vendet e Ballkanit

Shqipëria  ka shënuar nivelin më të lartë të emigracionit neto ndër gjitha vendet e rajonit, krahasuar me numrin e popullsisë së Shqipërisë. 

Sipas statistikave të Bankës Botërore, emigracioni neto gjatë periudhës 2011-2015 ishte  91,750 persona.


Dhe pse pati një stabilizim të emigracionit në vitin 2000 , sërish nisi  të theksohet pas krizës së viteve 2008. Me këto ritme rajoni i Ballkanit sidomos Shqipëria është duke humbur avantazhin konkurrues, kapitalin njerëzor dhe krahun e lirë të punës që zë mbi 80 % të eksporteve në vend.

Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror për Rreziqet globale më 2016, Shqipëria renditet në mesin e vendeve me potencial të lartë të riskut social, e ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit.

Emigracioni i kombinuar me një krizë fiskale e bën vendin jo shumë të lakmueshëm për të bërë biznes.

Shkalla e lartë e emigracionit ka një potencial rreziku 78%, në një kohë që në rang global risku nga ky fenomen nuk është më shumë se 10%.

Sipas Forumit Ekonomik Botëror në vitin 2016, biznesi rrezikohet nga emigracioni më shumë se nga çdo faktor tjetër që mund të vijë nga masat fiskale apo faktorë të tjerë të brendshëm. Bizneset e kanë pohuar këtë situatë pasi ikjet masive të 2015 kanë çuar në mbyllje të përkohshme të aktivitetit  të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04591703414917
array(1) { ["section"]=> string(80) "banka-boterore-shqiperia-me-rekord-emigrimi-nder-gjithe-vendet-e-ballkanit-42729" }