Banka e SHQIPËRISË, a duhet të reagojë institucioni më i lartë financiar për situatën post-tërmet???

Publikuar tek: ekonomi, më 12:39 02-12-2019 Banka e SHQIPËRISË, a duhet të reagojë institucioni më i lartë financiar për situatën post-tërmet??? Banka e Shqipërisë

Duket se gjithë vendi është në lëvizje, por një institucion, ai që ka të bëjë me paratë, gjashtë ditë pas tragjedisë nuk ka bërë asnjë lëvizje.

Eshtë Banka e Shqipërisë e cila ndoshta në pararojë, në këtë kohë kur kërkohet RIMEKEMBJA, do të duhet të ulte në një tryze shoqatën e Bankave, Bankat e Nivelit të dytë, Ministrinë e financave, shoqatat e bizneseve apo edhe ministrinë e Drejtësisë, dhe institucionet e Përmbarimit.

Arsyeja është e thjeshtë: edhe bankat private duhet të përfshihen në gjithë këto mekanizma të rimëkëmbjes. Deri tani, kanë marrë para nga shqiptarët, tani, në mos t’u japin, mirë është të lehtësojnë procedurat.

Nuk mund të flitet realisht se cilat duhet të jenë masat dhe hapat konkrete sepse atë duhet ta vendosin ekspertët. Por, sin ë cdo vend të botës, do të duhet të reagohet pas një fatkeqësie të tillë natyrore. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024745941162109
array(1) { ["section"]=> string(103) "banka-e-shqiperise-a-duhet-te-reagoje-institucioni-me-i-larte-financiar-per-situaten-post-termet-188118" }