Banka e Shqipërisë citoi Kodin e Etikës, reagon Arben Malaj: E kam respektuar në maksimum

Publikuar tek: aktualitet, më 17:50 17-07-2019 Banka e Shqipërisë citoi Kodin e Etikës, reagon Arben Malaj: E kam respektuar në maksimum

Arben Malaj ka komentuar deklaratën e Bankës së Shqipërisë e cila citoi Kodin e Etikës në një reagim për propozimin e deputetëve socialistë për shkarkimin e ish-ministrit nga posti që mban aktualisht në Këshillin Mbikqyrës të këtij institucioni.

Malaj thotë se për këtë debat nuk mund të shprehet Banka e Shqipërisë por vetëm Këshilli, ndërkohë që pretendon se e ka respektuar në maksimum Kodin e Etikës.

'Kam respektuar ne maksimum kodin e etkes, nuk marr pjese ne asnje strukture te asnje partie, kete kerkon ligji Bankes, nuk jam I angazhuar ne asnje aktivitet politik, sapo mbaruan zgjedhjet vendore kjo konstatohet lehte. Po ngatetohet me keqdashje dallimi midis angazhim apo aktiviteteve publike me angazhimet she aktivitete publike. Kam plotesuar me integritet dhe profesionalizem mandatin e dhene nga Kuvendi vendit tim ne rastin e pare me 100 % te votave dhe ne ra#tin e dyte me vetem dy vota kundra', deklaron Malaj ndër të tjera.

Reagimi i plotë në Facebook:

Per kete debat nuk shprehet Banka e Shqiperise si institucion, por vetem Keshilli Mbikeqyres.

Kam respektuar ne maksimum kodin e etkes, nuk marr pjese ne asnje strukture te asnje partie, kete kerkon ligji Bankes, nuk jam I angazhuar ne asnje aktivitet politik, sapo mbaruan zgjedhjet vendore kjo konstatohet lehte. Po ngatetohet me keqdashje dallimi midis angazhim apo aktiviteteve publike me angazhimet she aktivitete publike. Kam plotesuar me integritet dhe profesionalizem mandatin e dhene nga Kuvendi vendit tim ne rastin e pare me 100 % te votave dhe ne ra#tin e dyte me vetem dy vota kundra.

Reagimi ne emet te Bankes Shqiperise sot pas kerkese se deputeteve dhe jashte hapave ligjore dhe institucionale qe ne kete rast eshte vetem Keshilli Mbikeqyres, perben cenim te kredibilitetiti dhe Pavaresise se Bankes s Shqiperise.

Kredibiliteti publik dhe pavaresia reale e Bankes se Shqiperise duhet te jene re shenjta dhe duhen ruajtur me pergjegjshmeri maksimale nga cdo pozicionim publik jashte kornizave institucionale.

Kam qene une qe pas mandatit te ri kam kerkuar qe rezoluta e kuvendit per vitin 2018 qe ka detyra per vitin 2019 te diskutohej ne Keshill dhe me detyrat e dhena nga kuvendi te njihej Keshilli dhe stafi drejtues i Bankes dhe per detyrat konkrete Keshilli te ndertonte nje plan veprimi permbushes te detyrave te lena nga Kuvendi.

Qendrimet si gjate mandatin plotesues dhe aktualisht jane te dokumentuara ne proces verbalet e Keshillit Mbikeqyres.

Ky sqarim eshte ne respekt te institucionet te BSH.

Arbeni

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023475170135498
array(1) { ["section"]=> string(94) "banka-e-shqiperise-citoi-kodin-e-etikes-reagon-arben-malaj-e-kam-respektuar-ne-maksimum-172518" }