Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim monedhën e re 10-lekëshe

Publikuar tek: ekonomi, më 08:42 11-06-2019 Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim monedhën e re 10-lekëshe

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim, monedhën e re metalike me vlerë nominale 10 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018.

Mësohet se monedha e re do të jetë në treg duke filluar nga data 25 qershor 2019. Sipas njoftimit nga Banka e Shqipërisë, rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit në fuqi.

Sakaq, monedha e re metalike ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2013. Ndërsa ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2018”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0098190307617188
array(1) { ["section"]=> string(68) "banka-e-shqiperise-hedh-ne-qarkullim-monedhen-e-re-10-lekeshe-167746" }