Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 400 milionë euro në tregun valutor, arsyet pse po forcohet leku

Publikuar tek: aktualitet, më 10:22 25-12-2018 Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 400 milionë euro në tregun valutor, arsyet pse po forcohet leku

Banka e Shqipërisë, si pjesë e ndërhyrjeve të jashtëzakonshme në tregun valutor dhe për efekt të rritjes së rezervës valutore ka blerë rreth 400 milionë euro gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Shifra u bë e ditur nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë konferencës së fundvitit. Sejko tha se oferta në valutë u rrit në mënyrë të dukshme nga konvertimi i kapitalit të bankave dhe disbursimi i kredisë për energjinë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, transaksione që vlerësohen në rreth 400 milionë euro.

“Në një moment u detyruam të ndërhynim, pasi nënçmimi i euros po prekte objektivin e inflacionit”, tha Sejko.

Për momentin, Banka vlerëson se nënçmimi i euros ka një efekt më të ulët në inflacion, por nëse do të shihet që ndikimi do të jetë i fortë, atëherë mund të marrë në konsideratë sërish ndërhyrjen.

Sejko tha se Banka ndërhyn vetëm në funksion të objektivit të vet të inflacionit dhe jo për të mbrojtur interesat e grupe të veçanta. “Agjentët mund të marrin masa për tu mbrojtur nga kursi i këmbimit, duke e përcaktuar kursin në kontratë, kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur këtë rrezik”, tha Sejko.

Ai shtoi se duhet të kemi parasysh se ekonomia është e euroiziar dhe çdo luhatje si në rritje apo ulje prek gjithmonë një pjesë të bizneseve dhe popullatës, në një kah apo tjetrin.

Aktualisht Banka po e monitoron situatën dhe po kryen analiza për të përcaktuar shkaqet e vlerësimit të lekut. Sekjo tha se kanë ndikuar faktorët sezonalë, si dhe një sërë faktorësh të tjerë që kanë intensifikuar mbiçmimin e lekut, si investimet e huaja, eksportet si dhe konvertimi i kapitalit të bankave dhe kredia e BERZH.

Aktualisht, tha ai, mbiçmimi nuk shfaq probleme, kjo është sjellje normale që vjen nga shtimi sezonal i valutës.

“Ne kontrollojmë lekun, jo euron, por përpiqemi përmes analizave tona të gjykojmë dhe vlerësojmë sa është ndikimi i euros në qarkullim për të asur parasysh se si do të ndikojnë në politikkën tonë monetare”, tha Sejko.

Ai shtoi se kursi nuk parashikohet dhe ai nuk mund të thotë sesa do të jetë, por sa më pak luhatje aq më mirë do të ishte. Sejko theksoi se kursi dekadën e fundit ka pasur qëndrueshmëri, por së fundmi është ndikuar nga hyrja e valutës, kryesisht nga investimet.

Gjatë ditës së sotme, euro u këmbye me 122.76 lekë, duke vendosur një tjetër rekord të ri që prej muajit gusht 2008, kur këmbehej mesatarisht me 121.44 lekë.

Euro ra me shpehtësi nga rreth 134 lekë në fillim të vitit në 124.17 lekë në 5 qershor, dhe u stablizua në nivelet e 126 lekëve pas ndërhyrjes në verë të Bankës së Shqipërisë, por nga muaji shtator ajo sinjalizoi tregjet për tërheqje, çka bëri që monedha e përbashkët të hynte sërish në një trajektore të pandalshme rënëse.

Që nga 16 janari, kur arriti nivelin më të lartë të vitit prej 133.99 lekë, euro ka rënë me 11.2 lekë, ose 9.1%, duke shënuar nënçmimin më të madh vjetor që prej vitit 2004.

Sejko paralajmëron rritje të interesave në gjysmën e dytë të 2019-s, rënia e prodhimit të energjisë ka ngadalësuar ekonominë

Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1%, por ka paralajmëruar se mund të ketë një ndryshim të kursit në gjysmën e dytë të vitit 2019. Banka ka paralajmëruar se ekonomia ka vijuar trajektoren rritëse në gjysmën e dytë të 2018-s, por ulja e prodhimit të energjisë elektrike vlerësohet të ketë ndikuar në ngadalësimin e saj.

Këto informacione u bënë të ditura nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën për shtyp mbi vendimmarrjen e politikës monetare, ku ka paraqitur dhe një përmbledhje të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2018.

Aktiviteti ekonomik ka vijuar rritjen në gjysmën e dytë të 2018-s, nga të dhëna të tërthorja si rrja e punësimit dhe ulja e punësimit.  Zgjerimi i aktivitetit ekonomik pasqyron rritjen në prodhim dhe shërbime. Megjithatë si rrjedhojë e uljes së prodhimit të energjisë pritet një ngadalësim i ekonomisë në gjysmën e dytë të vitit.

Sejko tha se politika monetare ka pasur ndikim dhe mbetet e përshtatshme. Kjo politikë monetar ëhstë transmetuar përmes uljes së normës bazë dhe injektimit të likuiditetit të vazhdueshëm, si dhe ndërhyrjes në tregun valutor në periudhën e verës. Interesat e ulëta kanë mbështetur zgjerimin e kredivë, qe u rrit me mbi 4%, i pastruar nga kreditë e këqija dhe nxjerrja jashtë bilancit. Kreditë me probleme janë ulur në 12.7% në nëntor.

Ndërhyrja e përkohshme në tregjet valutore ka balancuar kërkesën dhe ofertën valutorë, tha Sejko.

Krahu konsolidues i politikës fiskale në gjysmën e dytë të vitit ishte më i fortë se ai i parashikar duke pasur më pak shpenzime.

Megjithatë, në balancë, ecuria ekonomike në gjysmën e dytë të vitit ka qenë pozitive. Rritja ekonomike ka krijuar premisa për të çuaur inflacionin në objektiv në afatin e mesëm. Sejko tha se inflacioni prej 1.8%, nën objektivin e Bankës, për shkak të nënçmimit të euros.

Sejko tha se pritet që inflacioni të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit të ardhshme.

Në këto rrethana, Banka e mbajti të panryshuar normën bazë në nivelin e 1%. Ruajtja e intenstitetit të stimulit monetar pritet të rrisë kërkesën aggregate. Rritja e normës bazë nuk do të fillojë para tremujorit të dytë të vitit 2019./ Monitor

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035434007644653
array(1) { ["section"]=> string(103) "banka-e-shqiperise-ka-blere-rreth-400-milione-euro-ne-tregun-valutor-arsyet-pse-po-forcohet-leku-146432" }