Banka e Shqipërisë: Kreditë e këqija rriten lehtë gjatë janarit 2019

Publikuar tek: ekonomi, më 07:41 09-03-2019 Banka e Shqipërisë: Kreditë e këqija rriten lehtë gjatë janarit 2019

Kreditë e këqija janë rritur lehtë gjatë muajit janar të vitit 2019.

Kështu thuhet në statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë, ku theksohet se kreditë të cilat nuk janë kthyer në banka në më shumë se tre muaj kanë arritur në nivelin 11.34%.

Gjithashtu mësohet se në raport me dhjetorin kreditë e këqija janë rritur me 0.26 pikë përqindje.

Nga të dhënat e publikuar bëhet me dije se stoku i huasë në fund të muajit janar arriti rreth 537 miliardë lekë, me një rritje prej 0.72% në raport me fundin e muajit dhjetor.

Kjo rezulton për shkak të zgjerimit të huadhënies në valutë për bizneset.

Kujtojmë se muaji janar ka gjithmonë rritje të kredive të këqija për shkak se statistikat ulen në dhjetor nga fshirja e kredie të këqija çdo fundvit.

Ndërkohë, në janar të një viti më parë, ky tregues ishte 74 miliardë lekë, ose rreth 580 milionë euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063879489898682
array(1) { ["section"]=> string(74) "banka-e-shqiperise-kredite-e-keqija-rriten-lehte-gjate-janarit-2019-155727" }