Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit, Sejko: Ja kur pritet që ekonomia t'i rikthehet në normalitetit

Publikuar tek: ekonomi, më 16:17 05-08-2020 Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit, Sejko: Ja kur pritet që ekonomia t'i rikthehet në normalitetit

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mos e ndryshojë normën bazë të interesit, pas një mbledhjeje ku janë diskutuar rreziqet ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

Guvernatori Gent Sejko tha në një deklaratë për media, se nëse në muajt e ardhshëm nuk ka zhvillime të papritura, sa i përket izolimit dhe masave anti-Covid, normaliteti i ekonomisë do të rikthehet në vitin 2021. Ai tha se brenda vitit 2022 edhe inflacioni do të rikthehet në normalitet.

“Aktiviteti ekonomik pritet të rikthehet në vitin 2021, por kjo në varësi të ecjes së pandemisë, sjelljes së biznesit ndaj situatës së re të pandemisë dhe marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera. Brenda vitit 2022 inflacioni do të kthehet në normalitet.

Këshilli Mbikqyrës vendosi të lërë të pandryshuar normën e interesit bazë, dhe normat e interesit të kredisë. Këshilli Mbikqyrës gjykon se rreziqet në krahun e poshtëm burojnë nga zgjatja e pandemisë, lindja e problemeve në transmetimin e politikës monetare, në formën e përkeqësimit të kredisë bankare apo të luhatjeve të forta në tregun bankar”, deklaroi Sejko.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010075807571411
array(1) { ["section"]=> string(119) "banka-e-shqiperise-nuk-ndryshon-normen-e-interesit-sejko-ja-kur-pritet-qe-ekonomia-t-i-rikthehet-ne-normalitetit-216189" }