Bankat e nivelit të dytë: Shqipëria me rrisk të madh, ja argumenti pse i mbajmë të larta interesat e kredive

Publikuar tek: ekonomi, më 08:45 25-10-2016 Bankat e nivelit të dytë: Shqipëria me rrisk të madh, ja argumenti pse i mbajmë të larta interesat e kredive

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri shprehen hapur se Shqipëria është një vend me rrisk të madh ekonomik. Deklarata u bë nga Spiro Brumbulli, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave në takimin e zhvilluar nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë ditën e djeshme.

“Shqipëria është një vend me rrisk të madh ekonomik. Ju doni që bankat të punojnë me interesa kredish si në vendet e tjera të Evropës? Kjo nuk është e mundur…13 përqind është rrisku i vendit për kredi. Patjetër që është vend me rrisk të madh” tha Brumbulli në takim, ndërsa erdhi me tre orë vonesë duke fajësuar edhe organizimin për ftesën e vonë për aktivitetin që po zhvillohej pikërisht për kreditë e këqija, raporton newsbomb.al.
Spiro Brumbulli, në emër të bankave të nivelit të dytë, i ktheu përgjigje interesimit të bizneseve prezentë në tavolinë, të cilët ngritën shqetësimin se interesat e kredive në Shqipëri shkojnë deri në 7.5 apo 8 përqind.
“Ne jemi të detyruar të pranojmë kushtet e bankave. Bankat nuk I negociojnë kontratat. Madje edhe kolateralet, na bejnë që të firmosin në kontratë edhe gjithë familjarët” ishte shqetësimi I biznesnit duke kërkuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë.
Noterët shkojnë edhe më tej në akuzat e tyre ndaj bankave të nivelit të dytë.
“Nuk ka kontrata që negociohen mes dy palëve. Ka vetëm një palë në kontratat e kredisë me bankat. Të tjerët janë të detyruar të firmosin kontratat e kredive. Madje banka, të imponon të shkosh te një noter i vetëm dhe të mos fshihemi të mos bëjmë sikur s’dimë gjë” tha nënkryetari i shoqatës së Noterëve, raporton newsbomb.al.
Por Spiro Brumbulli I Bankave të nivelit të dytë, duke mbrojtur interesat e bankave, thotë se për këtë çështje po bëhet zhurmë më kot. “Ka 600 miliardë lekë kredi sot, ashtu sikurse ka edhe të tjera që nuk janë kthyer. Duhet të jemi të gjithë aleatë. Mossensibilizimi në kohë për kreditë e këqija na vret të gjithëve. Në vendet evropiane interesat e kredive janë më të ulta normat e interesit se nuk janë vende me rrisk të madh” tha Brumbulli.
Në këtë debat u përfshi edhe zyrtari i Bankës së Shqipërisë duke I kujtuar biznesit për të qenë I vëmendshëm në lidhjen e kontratave. “Jemi në një marrëdhënie biznes-biznes. Pra bankat janë një biznes më vete, sikurse edhe bizneset. Mos e shikoni këtë çështje të kontratave të kredisë tek Banka e Shqipërisë”, raporton newsbomb.al.
Por Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë, fajëson Bankën e Shqipërisë se nuk po merr rolin e rregullatorit për të ndihmuar bizneset. “Ç’ka bërë Banka e Shqipërisë për analizën e kredive të këqija? Çfarë nuk shkon që klima është kaq e keqe. Si mund të lejojë banka e Shqipërisë që bankat e nivelit të dytë të lejojnë dorëzanës edhe pasuritë personale dhe jo vetëm kolateralin e projektit a biznesit” pyeti Nikolin Jaka që deklaroi se ka shumë për të diskutuar për këtë çështje.
Debati mes noterëve, avokatëve, përmbaruesve, bankave të nivelit të dytë, bankës së Shqipërisë, bizneseve, u zhvillua me tone të ashpra dhe palët, në shumicën e rasteve fajësonin bankat e nivelit të dytë dhe kushtet e kredive që jepnin këto të fundit, raporton newsbomb.al.
Tedi Malaveci, kryetar i Dhomës së Përmbaruesve Privatë u detyrua disa herë të bëjë thirrje për të ulur tonet gjatë takimit dhe për të hapur një debat e një mundësi diskutimi edhe në tryeza të tjera.
Në fund të takimit u dha dhe një lajm i mirë për të gjithë kreditorët me ndryshimet ligjore që do të miratohen në kuvend.
Nëse del një urdhër ekzekutimi për një kredi të pashlyer, nuk do të ketë më llogaritje të interesave të kredive pas kësaj date. Ligji nuk ka fuqi prapavepruese.
Ndërkohë noterët dhe avokatët u tërhoqën vëmendjen bankave të Nivelit të Dytë se në asnjë rast, nuk kanë zbatuar normën ligjore të parakontratës, për të informuar kredimarrësin për kushtet e kredisë dhe dijeninë që duhet të ketë për penalitetet. /NEWSBOMB.AL

sh.jpg

sh2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019628047943115
array(1) { ["section"]=> string(112) "bankat-e-nivelit-te-dyte-shqiperia-me-rrisk-te-madh-ja-argumenti-pse-i-mbajme-te-larta-interesat-e-kredive-57301" }