Bankers deklaron rezultatet e raportit auditues, paguar në total 37 milionë dollarë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:25 29-08-2016 Bankers deklaron rezultatet e raportit auditues, paguar në total 37 milionë dollarë

Bankers Petroleum Ltd ka deklaruar rezultatet e raportit auditues të palës së tretë mbi marrëveshjen e taksave për vitin 2011.

Bankers i ka deklaruar të sakta shpenzimet e tij si kosto të rimbursueshme në vitin 2011 bazuar në licencë­marrëveshjen hidrokarbure.

Siç është rënë dakord më parë me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyre (AKBN), Ministrin e Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers, vendimi është një zgjidhje përfundimtare dhe si e tillë autoritetet e taksave në Shqipëri do të ri­llogarisin detyrimet e taksave për vitin 2011 dhe do të përcaktojnë mekanizmin e duhur për të zgjidhur ose rimbursuar Bankers­in për pagesat e bëra deri më tani.

Kompania i ka paguar në total 37 milionë dollarë deri në 30 Qershor 2016 zyrës së taksave, si derdhje për tatimin fitimin e vlerësuar për vitin 2011.

 Pala e tretë audituese është përbërë nga një panel i përbashkët me ekspertë të Pricewaterhouse Coopers dhe kompanisë konsultuese Navigant, bazuar në termat e referencës të firmosura dhe deklaruara në 24 Shkurt, 2016.

Të gjitha palët janë angazhuar për të përdorur këto rezultate të palës së tretë audituese  për përcaktimin e kostove të rimbursueshme hidrokarbure për vitet në vijim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020924806594849
array(1) { ["section"]=> string(88) "bankers-deklaron-rezultatet-e-raportit-auditues-paguar-ne-total-37-milione-dollare-51171" }