Pas thirrjeve të deputetit Erjon Braçe i cili i kërkoi Bankers Petroleum të mos heshtte, duke e akuzuar drejpërdrejt si përgjegjëse për shpërthimet në Marinzë kompania ka reaguar duke thënë se është treguar transparente që nga fillimi sa i takon kësaj ngjarjeje. Bankers i ka kujtuar Braçes se shteti shqiptar ka përfituar 500 milionë dollarë nga kjo kompani deri më tani, 230 mnl për rentën minerare, 190 mln Albpetrolit dhe 80 milionë si pasojë e taksës që karbon qarkullimit.
"Nga ky investim në këto 10 vite financat dhe agjencitë shtetërore të Shtetit Shqiptar kanë përfituar rreth 500 milionë USD direkt “cash” (230 milionë si pasojë e rentës minerare, 190 milionë USD si pasojë e taksës carbon/qarkullimit , aksizës , taksa lokale dhe ato të ardhurave personale", shkruan Bankers në letrën për deputetin Braçe.
“Kemi qenë transparentë që në fillim të incidentit. Ne vumë në zbatim planin e gadishmërisë , komunikuam derë më derë me banorët dhe nisëm evakuuimin. Njoftuam autoritetet shtetërore dhe publikun. Shqetësimi ynë kryesor është siguria e banorëve", ka shkruar kompania Bankers Petroleum e cila ka siguruar se një incident i tillë nuk do të përsëritet më në të ardhmen.
Braçe ditën e djeshme shkruajti nga rrjeti social se kompania Bankers Petroleum duhet të flasë e të tregojë se kush është "Stream Oil".
“Në tërësi, nuk ka transparencë në prodhimin e naftës në vend!! Për gjithçka dhe për çdo operator të licensuar, tansparenca nuk është standard. Askush nuk di sot se kush është ‘’Stream Oil’’!! Madje askush ndër ne nuk di sot se ç’po bën me pasurinë tonë; marrëveshjet janë tregtuar dhe vështirë të dimë se kush i zotëron, ndërkohë që i kemi lëshuar vendburime të rendesishme nafte e gazi. Ndaj është emergjente të kthehemi atje ku thamë e duhet ta kishim nisur tek auditimi i marrëveshjeve hidrokarbure, verifikimi i zbatimit të planeve të zhvillimit, verifikimi i planeve te investimit, verifikimi i treguësve financiarë, shpenzimeve e të ardhurave posaçërisht, tatimeve te paguara dhe atyre që mungojne, Për mua: ndryshimi i raporteve të perfitimit dhe natyrisht taksimit!!”, shkruajti Braçe ditën e djeshme.