“Bankers Petroleum”, kompania përgjegjëse për shpërthimet e datës 1 prill në fshatin Marinzë, ka nisur dëmshpërblimet e të prekurve nga dëmet e shumta si pasojë e shpërthimit të dy fontanave në këtë fshat.
Sipas Raportit të “Bankers”, 44 shtëpi në fshatin Marinzë paraqesin dëme serioze, ndërsa 66 banesa të tjera kanë nevojë për disa riparime. Kompania u shpreh se dëmshpërblimi do të kryhet sipas ligjeve në fuqi.
“Bankers” ka vendosur të marrë me qera për 2 vjet tokat bujqësore të fshatit, afat që sipas kompanisë do të duhet për të pasturar dhe rehabilituar tokën.