‘Banorët e Astirit do të dëmshpërblehen cent për cent’, Balliu: Ata që i dhunuan do shkojnë në burg, e ka firmosur Basha në kontratë

Publikuar tek: politike, më 10:29 14-11-2019 ‘Banorët e Astirit do të dëmshpërblehen cent për cent’, Balliu: Ata që i dhunuan do shkojnë në burg, e ka firmosur Basha në kontratë Klevis Balliu nga Prokuroria e Tiranës

Nga Prokuroria e Tiranës, ish-deputeti klevis Balliu foli për shembjet e banesave të Unazës së Re, teksa tha se banorët e Astirit do të dëmshpërblehen cent për cent.

Balliu tha se banorët kanë firmosur një marrëveshje me kreun e opozitës Lulzim Bashën dhe të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj tyre do të arrestohen.

“E para është e gabuar të thuash se nuk arritëm ne të mbronim. Fakti është i vetëm, banorët fituan se do të dëmshpërblehen cent për cent. Ata që i dhunuan do shkojnë në burg. Ky nuk është premtim elektoral, kjo është një kontratë e firmosur nga kryetari Lulzim Basha dhe banorët e Astirit. E dyta këtë e prisja dhe nuk më shqetëson. PD e dinte fare e mirë se në përballjen me mazhorancën ata do bënin arrestime si rasti i Sait Dollapit. Ajo që na shqetëson sot është që banorët e Astirit mbetën pa shtëpi, ajo që na shqetëson është Shpëtim Billa i cili rri ulur në gërmadhat e shtëpisë që nuk e prekte as projekti.

Gjatë gjithë kohës, qeveria ka gënjyer banorët, duke iu thënë se nuk preken, por që tani do t’i rrafshojnë banesat. E vërteta është se aty nuk ka projekt, është një projekt fantazmë. Aty ka një zgjerim, që bëhet për të shkatërruar shtëpitë dhe për të ndërtuar kulla këta oligarkët. Njësoj si DH-ja që rezultoi fantazmë edhe projketi është fantazmë. Por, shqetësimi ynë është me qytetarët e dhunuar, për të cilët këta do të mbajnë përgjegjësi. Filmat e tyre as na trembin. Ata tregojnë se janë në përpëlitjet e fundit. Janë gjuajtur me gurë gra në moshë e fëmijë, nga policia. Është hedhur gaz lotsjellës, ku janë helmuar qytetarët. Këta i quajnë zaptues, hajdut pronash, por sot në darkë do të shihni provat, se kush janë hajdutët e vërtetë të pronave”, deklaroi ai.

Teksa u pyet nëse i frikësohet dënimit, ish-deputeti ngriti akuzat se në Gjykatë e ka dërguar kryeministri Edi Rama.

Këtu skanë lidhje provat, në gjykatë nuk na çon ligji por Edi Rama. Vuçiç ka përdhunur, ka vrarë vllezërit dhe motrat tona, ky vete e takon e bën dialog. Inatin me banorët nuk e ka për shtëpitë, por sepse ata e nxorrën zbuluar, i dolën në shesh krimet”, tha Balliu.

"Kjo bëhet pikërisht tani kur është faza finale tek “Astiri”. Kjo është thjeshtë një formë presioni. Nuk mund të marrësh të pandehur një komunitet të tërë për grumbullim të paligjshëm. Ata janë në të drejtën e tyre, në mbrojtje të shtëpive të tyre, nuk është se po sulmojnë institucione. Kjo përplasje e policisë ishte plotësisht e evitueshme. Ky merak që keni do të shuhet shumë shpejt në Gjykatë", theksoi avokati i ish-deputetit Genc Gjokutaj.

Kujtojmë se Balliu u arrestua muajin e kaluar së bashku me disa banorë të Astirit, por Gjykata e la të lirë me masën “detyrim paraqitje”.

Mbi të rëndonin akuzat e “Organizimit, pjesëmarrjes, grumbullimit dhe manifestimeve të paligjshme”, “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe“Prishjes së rendit dhe qetësisë  publike”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022865056991577
array(1) { ["section"]=> string(134) "banoret-e-astirit-do-te-demshperblehen-cent-per-cent-balliu-ata-qe-i-dhunuan-do-shkojne-ne-burg-e-ka-firmosur-basha-ne-kontrate-185851" }