Banorët e Astirit mbështesin koalicionin opozitar: Lulzim Basha me Kryemadhin janë bashkë sot për të gjithë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:20 18-02-2019 Banorët e Astirit mbështesin koalicionin opozitar: Lulzim Basha me Kryemadhin janë bashkë sot për të gjithë

Ashtu si çdo mbrëmje tjetër, sapo ka nisur protesta e Astirit. Prej 106 ditë radhazi banorët kanë dal të protestojnë me pankarta në duar.

Ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat si dhe anulimin e projektit të ‘Unazës së Madhe’.

Qytetarët duke brohoritur ‘Rama ik’ kanë thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm dhe do t’i japin një mësim të gjithëve ditën e enjte.

‘Lulzim Basha me Kryemadhin janë bashkë sot për të gjithë. I bëj thirrje sot punonjësve të shtetit larg presioneve, të qytetarëve të Unazës së Re. Prandaj kjo ditë që erdhi tani është një mesazh  i një revolte të madhe kundër Ilir Beqjas, Damian Gjiknurit dhe Erion Veliajt, i cili ka shkatërruar këtë qytet. Këta qorra paguhen me taksat tona me grupin e trafikut të drogës së Taulant Ballës dhe janë të akuzuar për vjedhje të takstave tona. Ne do vazhdojmë të qëndrojme fuqishëm dhe do t’i japim një mësim të gjithëve ditën e enjte’, tha një protestues.

Në mbështetje të tyre si gjithmonë janë dhe deputetët e opozitës, si Klevis Balliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072529315948486
array(1) { ["section"]=> string(113) "banoret-e-astirit-mbeshtesin-koalicionin-opozitar-lulzim-basha-me-kryemadhin-jane-bashke-sot-per-te-gjithe-153284" }