Banorët e Astirit në ditën e 131-të të protestës, ish deputeti Balliu: Në protestën e 16 marsit do të jeni ju ata që do të vendosni

Publikuar tek: aktualitet, më 20:11 14-03-2019 Banorët e Astirit në ditën e 131-të të protestës, ish deputeti Balliu: Në protestën e 16 marsit do të jeni ju ata që do të vendosni Ish deputeti i PD-se, Klevis Balliu me banoret e Astirit

Në ditët e 131-të të protestës, banorët e Astirit kanë dalur sërish për të kundërshtuar projektin e qeverisë për Unazën e Re, projekt ky që gjurmët e të cilit prekin edhe banesat e banorëve të zonës. 

Banorët e Astirit folën edhe përpara mediave duke theksuar se nuk do të dorëzohen dhe se do të  vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë për të kundërshtuar projektin e qeverisë.

Një nga banorët tha se edhe pse tashmë u bënë 5 muaj që qëndrojnë në protestë, ata janë të vendosur të rrijnë me vite deri sa t’i zgjidhet halli i tyre, pasi sipas tij çdo gjë e kanë ndërtuar me mund edhe djersë.  

Vitet mund të kalojnë po ne do qëndrojmë këtu deri sa të zgjidhet halli jonë, se i kemi bërë cdo gjë me mund edhe me djersë.

Shqiptarët duhet të bashkohen se kjo që po ndodh në Unazën e Re, po ndodh te Petro Nini, po ndodh në Shkozë dhe te Bregu i Lumit.  Kta nuk njohin ligje, ligji është vetëm për ne që jemi të pafuqishëm’, ka thënë banori i Astirit.

Astir.jpg

Nën thirrjet e banorëve ‘Rama ik’, turmës së protestuesve iu bashkua si gjithmonë edhe ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili i bëri thirrje baonrëve të Astirit që të marrin pjesë në protestën e madhe të opozitës në 16 mars.

Rama po ja kthen Edmond Begos borxhin që i ka, pasi Bego ka hedhur para në fushatën e tij. Data 16 mars do të jetë një revoltë e cila do të burojë nga shpirti i çdo qytetari shqiptar. Protesta përfaqëson studentët, nënat, naftëtarët, të gjitha vuajtjet në këto 6 vite, në datën 16 mars do të  jeni ju ata që do të vendosni se si do të veproni’, ka thënë Balliu

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064301490783691
array(1) { ["section"]=> string(136) "banoret-e-astirit-ne-diten-e-131-te-te-protestes-ish-deputeti-balliu-ne-protesten-e-16-marsit-do-te-jeni-ju-ata-qe-do-te-vendosni-156450" }