Banorët e Astirit kanë nisur sërish protestën duke kundërshtuar prishjen e shtëpive që preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Sot është dita e 71 e protestës dhe banorët vazhdojnë të jenë këmbëngulës duke kërkuar dëmshpërblimin e banesave në vlerën e tregut dhe anulimin e projektit.
Ndërkohë prej dy muajsh tashmë, në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.