Banorët e Verrisë në Fier kanë protestuar para Bashkisë kundër ndërtimit të impiantit të plehrave.
Protesta e banorëve vijon prej disa ditësh. Ata i janë drejtuar kryetarit të bashkisë Armando Subashit ku i kërkojnë që të mos ndërtohet impianti.
Pak kohë më parë Edi Rama ishte në Fier, ku siç njoftoi kreu i Bashkisë Armando Subashi i kishte dhënë garanci këtij të fundit se impianti nuk do të ndërtohet kundër vullnetit të tyre, por mesa duket mbeten vetëm fjalë dhe banorët janë mosbesues.